Qetsori u bë pjesë e “Big Brother VIP” para disa javësh duke u rikthyer në formatin nga i cili doli fitues pas 13 vitesh.
Dhe menjëherë ai u pozicionua krah Oltës me të cilën u duk se krijoi strategji duke folur për lojën, nominimet e jo vetëm.
Ndaj deklarata e tij e fundit për aktoren ka habitur jo pak njerëzit, shumë prej të cilëve e konsiderojnë të pavend.
“Olta ka dashur të flas me shenja me mua. Unë e di kush do të flasë me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin procese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për tu sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shohë, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju. Fare.”-tha ai.