Më në fund e pamë Tan Brahimin në “Portokalli”! Por jo si aktor. Ish-banori i “Big Brother VIP” ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një sketch, ku tregoi me humor sesi është jeta si person i njohur.
Të gjithë presim që ai të ketë një rol të tijin në spektaklin e humorit, pjesë e së cilës ka qënë vite më parë po mesa duket sonte ishte thjesht i ftuar.
Kujtojmë se Tani tregoi dy javë më parë se nuk do ishte pjesë e “Portokallisë” e se arsyeja e mungesës, është fakti se ka nevojë për kohë pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’.
“Nuk do jem këtë javë te Portokallia sepse kam nevojë për kohë, kam nevojë për t’u qetësuar pak. Nuk më ka pushuar telefoni, më është lodh pak truri. Të dielën tjetër do jem këtu’.
Tanit iu dha mundësia të jetë sërish në skenën e ‘Portokallisë’. Pasi rrëfeu historinë e dhimshme të jetës së tij në “Big Brother VIP” e cila përloti banorët, moderatoren Arbana Osmani dhe të gjithë publikun, Tani u surprizua nga stafi i “Portokalli” e më pas iu dha drita jeshile për të qënë pjesë e formatit.
Por do na duhet të presim derisa Tani të shfaqet në skenë.