Nuk është koha e duhur për të hyrë në një marrëveshje biznesi me..!/ Horoskopi i Meri Shehut 22 mars 2023

Dashi

Keni shqetësime serioze lidhur me punën. Nëse planet nuk po ju shkojnë mirë ose jeni në luftë për pushtet, filloni të shihni për një pozicion të ri. Do t?ju duhet kohë të gjeni një punë të denjë për aftësitë tuaja, kështu që tregohuni të durueshëm. Nëse jeni të papunë, mos u dekurajoni nga mungesa e mundësive. Vazhdoni t?i dorëzoni aplikimet, merrni pjesë në panairet e punës dhe ato online. Këmbëngulja gjithmonë paguhet. Rrethojeni veten me optimizëm dhe çlironi shpirtrat.




Demi

Problemet ligjore të lidhura me një çështje pronësie po ju shkaktojnë shumë siklet. Nuk është koha e duhur të zhvendoseni në një qytet tjetër. Prisni derisa ky broblem të zgjidhet, pastaj nisuni. Ndërsa prisni të zgjidhet çështja, ndërmerrni një sfidë paralelisht: një kurs apo një temë studimore interesante. Do të kënaqeni duke studiuar historinë e lashtë, e cila gjithmonë ju ka  tërhequr.

Binjakët

Disa burime të përbashkëta janë duke shterur. Në këtë dhimbje që keni , duhet të flisni me partnerin tuaj në biznes ose në jetë. Për të kapërcyer këto vështirësi, duhet të punoni bashkë. Ndryshoni prioritetet tuaja, ndiqni një buxhet strikt  dhe mënjanoni disa para për periudha të vështira. Kur t?ju mbërthejë stresi, rezistojini tundimit për të debatuar. Të qenit të bashkuar është mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë ngërç financiar.




Gaforrja

Miku ose partneri juaj nuk po gjen dot punën që do.  Kjo gjë po i bën të përjetojnë shumë luhatje. Mos e merrni shumë personalisht zemërimin e tyre. Në vend të kësaj, jepuni hapësira të shprehin problemet që kanë. Në këtë mënyrë nuk do të mbrohen më para jush, por do t?ju kërkojnë ndihmë. Në të njëjtën kohë ju duhet të vazhdoni me projektet që ju japin sadisfaksion. Duke i mbajtur shpirtrat tuaj lart, do t?ju bëjë më vigjilent edhe ndaj neovjave të të dashurve tuaj.

Luani

Është normale të jeni të shqetësuar për shëndetin e një të afërmi. Në vend që t?u shprehni atyre keqardhjen tuaj, duke u evidentuar më shumë mungesat që kanë, mendoni të bëni diçka që e bën jetën e tyre më të mirë. Përgatituni ushqim, qëndrojuni pranë, ndihmojini. Kujdesi juaj do të ketë më shumë ndikim se sa mendoni. Çdokush dëshiron të ndihet i vlerësuar, sidomos nëse po lufton me diçka.




Virgjëresha

Mund të jetë e vështirë të përmbushni shpenzimet për një fëmijë. Mos hezitoni të aplikoni për një asistencë financiare. Ka shumë agjenci të krijuara për njerëzit në situatën tuaj. Mos u shqetësoni. Ju do ta paguani këtë bujari, mos e quani si mëshirë. Do të jepni një shembull të mirë tek ata që po përpiqeni të ndihmoni.

Peshorja

Problemet me një pajisje të shtrenjtë do t?ju frikësojnë. Ju nuk doni ta zëvendësoni këtë pajisje, por koha ka ardhur. Filloni të kërkoni për modele që u shërbejnë qëllimeve tuaja. Rezistojini tundimit të blini produktin më popullor. Më mirë të investoni në një markë të famshme për jetëgjatësinë e produkteve. Më mirë shpenzoni ca para më shumë se të ndodheni në të njëjtin pozicion edhe pas një viti.

Akrepi

Një dokument do t?ju humbasë ose do t?ju vidhet. Sigurohuni të paraqesni një raport zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do t?u japë mundësi autoriteteve të ndreqin problemin. Kur të kontaktoni shërbin e konsumatorit, sigurohuni të keni përpara gjithë informacionin mbi pagesat. Kjo do ta bëjë më thjeshtë këtë proces të bezdisshëm. Edhe pse nuk keni shumë shpresa se do të rimbursoheni, do të surprizoheni çuditërisht. Dikush i vëmendshëm do t?ju ndihmojë me investigimin. Jepini atij një shenjë vlerësimi.




Shigjetari

Një reduktim i pagës do t?ju mbushë me ankth. Mundohuni të mos i shfaqni ndjenjat e dëshpërimit. Keni qenë në një pozicon pa rrugëdalje për disa kohë. Tashmë toka është nën këmbët tuaja dhe ju duhet vetëm të lëvizni. Duhet të bëni disa kërkime në fusha që po rriten me shpejtësi dhe kërkojnë punonjës të kualifikuar. Në vend që të rrini në pritje të ndodhë diçka, merrni në kontroll fatin tuaj.

Bricjapi

Është e trishtuar ta pranoni, por nuk duhet të përziheni me një person simpatik që ka tradhëtuar besimin tuaj. Sa më shpejt t?i prisni lidhjet me këtë person manipulues, aq më mirë. Edhe pse ndani kujtime të këndshme me të, duhet të mbroni interesat tuaja. Oportunistët shpesh përfitojnë të marrin avantazhe nga viktimat e tyre. Përballuni me të vërtetën e kësaj situate. Fshehja e kokës në rërë do t?ju shkaktojë më shumë humbje.

Ujori

Do ta keni të vështirë të mësoni si të përballeni me një problem financiar. Nuk doni të shkoni kundra ndërgjegjies tuaj, por mbajtja e një qëndrimi do të rezultojë në humbjen e një pune. Largohuni nga kjo situatë dhe merrni frymë thellë.




Peshqit

Nuk është koha e duhur për të hyrë në një marrëveshje biznesi me një mik. Ka gjëra të fshehura në këtë sipërmarrje që mund t?ju dalin më vonë, por për momentin nuk i shihni. Edhe nëse miku apo i afërmi juaj ju ushtron presion, mos bini pre e tij, apo mos qëndroni në pozita mbrojtjeje. Shpjegojini pse nuk mund ta ngatërroni miqësinë me financat. Do ta kuptoni shumë shpejt që keni marrë vendimin e duhur. Kur të jeni në dyshime, ndiqni intuitën. Kështu nuk do të bini viktimë e një zemre bujare.

Author: admin