Fjoralba Ponari rezerva për banorët e BBVA: Agresivitet, gënjeshtra të panevojshme, gjuhë e ashpër, bullizëm
Luizi e cilësoi Fjoralba Ponarin si moderatorja më seksi para disa javësh.
Megjithatë kjo nuk ka ndikuar te mendimi i saj për Luizin. Edhe pse e vlerëson për atributet në muzikë, Fjoralba nuk është fanse e lojës së Luizit në “Big Brother”.
“Nuk e prisja, por faleminderit. Kush nuk i pëlqen komplimentat, por do e vlerësoja njësoj si nga çdo banor tjetër. Unë ndaj artin nga artisti dhe i jap Luizit atributet e tij si muzikant, për atë që ka arritur me muzikë dhe çmimet e para që ka fituar sepse nuk janë rastësi. Patjetër edhe për lojën aty brenda. Por, mënyra si luan nuk është në shijet e mia”.-tha ajo sot në “Wake Up”.
Madje, Fjoralba nuk ka asnjë të preferuar dhe shprehur rezerva për të gjithë. Ajo tha se banorët tregojnë agresivitet, gjuhë të ashpër, bullizëm.
“Mënyra si Olta dhe Luizi luajnë nuk është në shijet e mia. Agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë. Kanë harruar të shijojnë një nga eksperiencat më të bukura. Kur i shikoj sa agresivë janë më duket sikur po shoh “Survivor”. Gënjeshtra të panevojshme, gjuha e ashpër, bullizimi i vazhdueshëm. Dea ka qetësi olimpike dhe argumenton e zgjedh të distancohet nga agresiviteti por rolin e koketës e bën më shumë seç duhet. Nuk kam asnjë të preferuar.”