Për Luizin u hap edhe një llogari “GoFundMe”, për mbledhje fondesh të dhuruara nga fansat e tij. Mes gjithë rrëmujës që u krijua, njerëzit patën reagime të ndryshme dhe shumë pikëpyetje, disa prej të cilave ditën e sotme morën përgjigje.
“GoFundMe” për Luizin është hapur nga familjarët e tij, ndërsa deri më tani mendohej se ishte kunati i tij, ai i cili e kishte hapur. Por në një intervistë të dhënë së fundmi, Meridian Ramçaj, ka sqaruar se llogaria është hapur nga nëna e këngëtarit, ndërsa ka treguar edhe arsyet.
“Unë kam folur dje me familjarët e Luizit. Duke qenë se ne e përdorim për fatkeqësi, doja të dija çfarë po bëhej. Nëna e tij më konfirmoi se kjo është hapur nga ajo. Ajo më ka thënë që mes shumë kërkesave që kishin, nuk kishte mundësi t’i priste të gjithë fansat në shtëpi sepse donin t’i japin dhurata dhe për këtë arsye është hapur.
Prisja të ishte më e madhe, sepse duke parë atë ‘Big Love’ sa kurora shkojnë aty, apo dhe kërkesat që ishin. Nuk e kam pyetur për mesazhin që dërgoi në ‘BigLove’. Nuk e shikoj fare as pjesën që kunati nuk e përmendi Kiarën, sepse aty ndikojnë emocionet. Aty të kap një ‘blackout’ sa nuk të dalin fjalët
. Pastaj kur i zoti i punës e do, gjërat e tjera zerohen. Unë besoj që të gjithë e keni kuptuar se sa i lidhur është Luizi pas Kiarës dhe kjo e tregon se sa i dashuruar është ai. Sa i përket Kiarës, di të them që dashuria nuk shprehet njësoj. Dikush nuk shprehet shumë e po ashtu është dhe kompleksi i kamerave.”– tha Meridiani, i ftuar në “Breaking.”
Deri më tani shifra e mbledhur nga familjarët e Luizit është 13,450 dollarë, ndërsa fansat vijojnë të dhurojnë.