Ndarja e tyre brenda “Big Brother VIP” shkaktoi shumë aludime, por duket se raporti mes Keisit dhe Kristit është ftohur totalisht.
Kristi ka pasur një debat të ashpër me Luizin dhe Lorencin ditën e djeshme, pjesë e të cilit janë bërë edhe banorë të tjerë. Debati degradoi me ofendime e fjalë të forta nga të dy.
Të gjithë këtë situatë e pa edhe Keisi e cila zgjodhi të mos ndërhynte. Por në përfundim me vetëm një fjali tha të gjithë mendimin e saj.
Ishte Olta ajo që ju drejtua Kristit duke i thënë që e ka mërzitur Keisin, por ky e fundit e injoroi. Në këtë moment ndërhyri Keisi e cila i tha Oltës:
“Ka injorime e injorime. O zot I madh. Më paska hapur zoti sytë e nuk e paska ditur”.
Kristi nga ana tjetër vazhdontë të luante lojën e injorimeve, ku pavarësisht bisedës së vajzave, vazhdonte debatin me Luizin.