Dashi
Bëhuni gati për një ‘lu ftë’ të plotë me njerëzit sot, edhe pse kjo është pak a shumë e kundërta e stilit tuaj normal. Në fakt, “e kundërta” është emri i lojës për ju sot. Mos u habitni nëse hyni në një dyqan akulloresh duke kërkuar vanilje dhe gjithçka që ata kanë është çokollatë. Mos harroni të mos mërziteni nga këto lloj situatash mbi të cilat thjesht nuk keni kontroll.
Demi
Gjatë kësaj dite do keni përshtypjen sikur do luftoni me mullinjtë e erës. Do ju duhet të bëni shumë përpjekje për të marrë rezultatet e shumë ëndërruara. Venusi do sjellë probleme në jetën tuaj në çift, megjithatë këto konfliktet nuk do kenë pasoja të mëdha. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë. Ju beqarët do jeni më realistë gjatë kësaj dite.
Binjakët
Në përgjithësi, gjërat duhet të shkojnë jashtëzakonisht mirë për ju sot, ndaj mos e humbisni këtë mundësi për të ndjekur ëndrrat tuaja. Bëjini gjërat me pasion dhe me vendosmëri. Mos harroni se mendja dhe vullneti juaj janë të vetmet gjëra që ju pengojnë të arrini atje ku dëshironi të jeni.
Gaforrja
Mund të ndiheni në ankth sot, edhe më shumë se zakonisht. Mund të jeni mjaft të shqetësuar dhe keni një ndjesi se mund të mos jeni në rrugën e duhur. Me shumë mundësi, ajo që duhet të bëni është thjesht të qetësoheni dhe të relaksoheni. Lëreni mendjen tuaj të qetësohet dhe qartësohuni në atë çfarë ju doni të bëni pa u shpërqëndruar nga fjalët njerëzve të tjerë.
Luani
Njerëzit e tjerë janë aspekti më i rëndësishëm i ditës suaj sot. Do të zbuloni se gjërat mund të bëhen paksa të vështira, por nëse lidheni me të tjerët, edhe detyra më sfiduese bëhet pothuajse më e lehtë. Një kruese dhëmbësh thyhet lehtësisht, por 50 kruese dhëmbësh së bashku janë të forta sa çeliku. Përpiqu të ngjallësh po këtë lloj fuqie e krijuar nga një forcë njerëzish ku të gjithë ndajnë një qëllim të përbashkët.
Virgjëresha
Kjo është koha juaj për të udhëhequr. Thuajeni opinionin tuaj hapur dhe bëjeni të ditur për të gjithë njerëzit rreth jush. Vendosni pak pasion në ditën tuaj për të gjallëruar gjërat. Një transformim i fuqishëm mund të ndodhë brenda jush ndërsa filloni të përdorni fuqinë tuaj në vend që t’ua jepni atë verbërisht të tjerëve.
Peshorja
Ju keni një fuqi të madhe në dispozicion sot. Duhet të keni parasysh se çdo gjë që dëshironi do të realizohet. Mos harxhoni fjalë apo veprime. Përqendroni energjinë tuaj në një ose dy gjëra të rëndësishme në vend që ta shpërndani atë kudo. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar në një ditë si kjo.
Akrepi
Kujdes nga grindjet sot, Akrep. Megjithatë, nëse një grindje ose zënkë ndodh, mos u largoni apo të fshiheni. Është e rëndësishme që të përballeni me burimin e sulmit dhe t’i rezistoni kujtdo ose çfarëdo gjëje që është në rrugën tuaj. Kujtoni luftëtarin brenda jush dhe mund të befasoni veten me fuqinë e pabesueshme që keni brenda.
Shigjetari
Çështjet në lidhje me “lirinë” janë të prirura të dalin sot në më shumë se njëherë. Këto çështje mund të lidhen me mundësi për aventura dhe udhëtime. Edhe pse fillimisht dëshironi të zhyteni në këtë liri të premtuar, merrni kohë për të reflektuar mbi atë që ju nevojitet në situatën tuaj aktuale përpara se të merrni ndonjë vendim përfundimtar. Mos harroni njerëzit e tjerë në jetën tuaj dhe se si veprime të tilla mund të ndikojnë tek ata dhe në marrëdhëniet tuaja.
Bricjapi
Kjo nuk është një ditë e mirë për t’u ulur në divan dhe të shikoni TV. Është e rëndësishme që të vazhdoni të lëvizni me çfarëdollojë projekti me të cilin po merreni. Angazhohuni në aktivitete që ushtrojnë mendjen dhe trupin tuaj. Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe në fakt pritet të keni fat. Keni bërë shumë të mira dhe sot disa të afërm do ju mbështesin në çdo fushë.
Ujori
Energjia juaj do të ndriçojë çdo dhomë ku hyni sot. Ndjehuni të lirë të përfitoni nga ky magnetizëm i jashtëzakonshëm duke iniciuar dhe inkurajuar të tjerët që t’ju bashkohen në aktivitete krijuese dhe aventura të guximshme. Megjithatë, bëni kujdes mos t’ju rriten veshët. Mund të jesh krenar pa u bërë egoist; përndryshe do të përfundoni duke humbur ndjekësit tuaj para se të filloni.
Peshqit
Ritmi i ngadaltë dhe i qëndrueshëm mund të jetë diçka me të cilën ndiheni rehat, por situatat e ditës së sotme kërkonë diçka shumë më dinamike dhe më të guximshme. Bëhuni udhëheqës i vetes tuaj dhe vendoseni me krenari. Sot është dita që ju të bëni thirrje, në vend që të bëni kompromis për t’u marrë vesh me të tjerët.