Dea dhe Olta vendosën t’i tregojnë Qetsorit për rrengun që ato të dyja ngritën ndaj tij. Olta tha se planin e menduan që natën e parë kur ishin në suitë, por nuk e vendosën në zbatim, pasi ajo nuk donte që të dukej, sikur po krijon situata, aq më tepër këtë javë që është në nominim.
Qetsori tha se nuk ia kishte marrë mendja që rrengu ishte për këtë gjë, por tha se kishte menduar që Dea donte të mbronte Kiarën dhe të nxirrte keq Oltën nga një debat që mund të krijohej mes tij dhe Oltës.
Ai tha se mbajti qëndrimin e tij dhe nuk u mor fare me Oltën, për ta sqaruar si gjë. Olta i tha Qetsorit se ai është shumë i mirë, sepse sipas saj, zgjodhi të mos e hapë fare si debat për ta mbrojtur atë.
Qetsori u shpreh se ai mbrojti veten nga një debat që në gjykimin e tij, do hapej kot.