Gjatë një bisede Olta tha se në qoftë se publiku vendos që ajo të largohet nga shtëpia, edhe nëse ka biletë kthimi, nuk do kthehet më. Ajo shtoi se e ka menduar këtë gjë, pasi e ka marrë malli për bashkëshortin dhe djalin e saj.
Luizi i tha Oltës se aty e ka familjen dhe të mos flasë si Armaldo. Olta nga ana tjetër, i tha Luizit se nëse ajo del përfundimisht nga shtëpia, t’i premtojë diçka.
Olta i kërkoi Luizit që pas daljes së saj, ta shprehë me shumë sinqeritet mendimin që ka për të. Luizi i tha se do ta bëjë, madje ai i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj.
https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=efb593e5-c70a-4556-95a3-9300a4438fc4&ig_mid=E9A2F489-8189-440C-ABDD-785571EECC18