Bledi i del në përkrahje Luizit: Kiara pa të do të ishte tani duke punuar si kamariere në Lushnjë

Sonte po diskutohet debati i Luizit dhe Kiarës, pasi këngëtari u mërzit që moderatorja nuk kaloi këngë me të, por me Oltën.
Zhaklina sërish u mundua ta nxjerrte keq Luizin, duke e komentuar fëshkëllimen e tij ndaj Kiarës, shkruan lajmi.net.

Ashpër i ka reaguar Bledi opinionistes, i cili i doli në krah Luizit.

Sipas tij Luizi e dashuron dhe dëshiron të kaloj kohë me të, e cila është këtu fal tij.

“Ai djalë aty, u kujdes gjithmonë për të dhe e solli atë këtu ku është. Kiara po të mos ishte Luizi do të ishte tani duke punuar si kamariere në Lushnjë duke e parë atë nga televizori”, tha Bledi i ashpër ndaj opinionistes./Lajmi.net/

Author: portali