90 ditë brenda “BBV”! Kiara Tito ndan mesazhin për ndjekësit, premtimi publik për Luizin

Kiara Tito ka ndarë një mesazh për të gjithë ndjekësit ndërkohë që nuk kanë kanë kaluar as 24 orë që ka dalë nga ‘Big Brother Vip Albania’. Mesazhin e saj, Kiara e ka shoqëruar me foton e dasmës me Luizin, ditë të cilën ajo e cilëson si më të mirën brenda shtëpisë.

Kiara falenderon mbështetësit por nuk mohon se edhe gjuha e urrejtjes nuk ia ka bërë të thjeshtë rrugëtimin. Ajo thekson se do t’i qëndrojë deri në fund ndjenjës së saj për Luizin.

Reagimi:

Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin

https://www.instagram.com/kiaratito/?utm_source=ig_embed&ig_rid=236f4d9e-5422-43cc-bd76-ed656fd50813&ig_mid=548B22B2-3923-4694-A94B-60D07628BDD2

Author: portali