“E llogarita të dilja me Kiarën, të përballonim bashkë presonin”/ Luizi shprehet i shqetësuar, moderatorja bën reagimin më të bukur

Këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur shqetësim në lidhje me moderatoren Kiara Tito, teksa bisedonte me Visin brenda shtëpisë së BBV.

Ai ka thënë se nuk e di si e sheh Kiara nga jashtë.

Mesa duket shqetësimi më i madh i Luizit janë ato që kanë shkruar në portale për të dhe si po i përballon ajo.

kiara larg luizit
“As nuk e di ça bëhet jashtë, nuk e di si është duke më parë nga jashtë, çfarë është duke lexuar, se është vetëm. E kisha llogarit me dal me të, me dalë bashkë e me i përballu bashkë thashethemet, presionin e njerëzve, ajo jo se s’i bën ballë, por…”, tha Luizi.

Ndërkohë Kiara nuk ka vonuar me reagimin e saj në rrjetet sociale, duke e mbështetur Luizin, dhe duke i garantuar se është me të.

“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”.

Kujtojmë që dy ditët pas daljes së Kiarës nga shtëpia, Luizi është parë në disa momente i heshtur, i trishtuar dhe ka lotuar.

Author: portali