Erdhi muaji i tij, ja si parashikohet Prilli për Demin

I dashur Dem, ka momente (të bukura) në të cilat energjia ju rikthehet, aq sa menjëherë do të keni ndjesinë e të qenit përsëri protagonisti një filmi që është jeta. Nëse deri më tani, shpesh keni qenë spektator për diccka, tashmë ka ardhur momenti të reagoni, të bëni si t’ju duket e drejtë, t’i merrni gjërat në dorë. Në pjesën e dytë të muajit, do të hyjnë në fakt shumë planete në shenjën tuaj, kështu që do të kuptoni se mund të jetoni dhe përballoni gjithccka me një shpirt ndryshe, nuk do të prisni që dikush t’ju japë komandën ‘ok’, por do të jeni ju që do të vendosni.




Dashuria: Pa dyshim që mirë. Java e parë do të dominohet nga sestili midis Marsit dhe Venusit, diccka që ju premton më në fund, harmoni dhe mirëkuptim me partnerin tuaj. Por do të jetë edhe më e veccanta, atëherë kur Afërdita (nga data 14) do të jetë në Dem duke ju bërë të dukeni shumë sensualë, specialë. Dhe kur Marsi (në datë 23) të hyjë në sestil, do t’i japë të drejtë zemrës. Vendime hot më datë 27.




Puna: Në sfondin e një Jupiteri dhe një Saturni që nuk i ndryshojnë rregullat e lojës, e reja e këtij muaji do të jeni vetë ju. Sepse aleancat me shumë planet do t’ju ndihmojnë të përjetoni dhe të përballeni me më shumë kurajë dhe fat me angazhimet, profesionin, gjërat që keni në axhendë. Do të jeni në gjendje t’i jepni një zgjidhjet të shkëlqyer një problemi në javën e fundit të muajit.

Author: admin