Ja cilat jane ato /Astrologia Susan Miller parashikon keto 7 shenja per sukses ne pune dhe ne jete

Dashi

Nervozizëm dhe diskutime në familje. Përpiquni që të mos humbni durimin dhe jini diplomatik në momentin e duhur. Mos u kapni pas fjalëve: jini më të vendosur dhe të gatshëm për të thënë atë që mendoni.




Demi

Në dashuri ndieni nevojën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por e gjeni veten gjithmonë duke luftuar kundër ndonjë pengese të jashtme. Armatosuni me durim! Jini tolerant me të afërmit dhe shefat.

Binjakët

Sot do të keni të bëni me një person të cilin nuk e shihni prej kohësh dhe me të cilin marrëdhëniet i kini të rralla. Të reja të mira për ata që janë studentë dhe praktikantë. Jini më të gjindshëm.

Gaforrja

Mos i përçmoni rastet e mira. Konfuzioni dhe pavendosmëria do të jenë të theksuar gjatë ditës së sotme. Ndiqni këshillat e miqve. Beqarët do të bëjnë takime shumë të mira, por gjithsesi mos u nxitoni.

Luani

Një njeri shumë i vlerësuar sot mund t?ju propozojë për të bashkëpunuar për një projekt shumë interesant. Çlodhuni ose mundohuni të argëtoheni. Shmangni vendet mbytëse.




Virgjëresha

Binduni se një situatë nuk mund të ecë më përpara. Bëni gjënë e duhur. Jini më të qartë kur të flisni sot, në mënyrë që të tjerët t?ju kuptojnë plotësisht. Jini më praktik për situatat tuaja ekonomike.

Peshorja

Jupiteri dhe Mërkuri do të dinë t?ju ndihmojnë për një problem që tashmë e keni prej kohësh dhe për të cilin kërkoni zgjidhje të pranueshme. Perspektiva të mira për ata që duan të udhëtojnë dhe të transferohen.




Akrepi

Modelojeni xhelozinë tuaj. Në dashuri do t?ju shfaqen arsye për të kuptuar se jo gjithmonë keni bërë zgjedhje të duhura. Një person që e doni do t?ju zhgënjejë prej sinqeritetit të tij.

Shigjetari

Sot do të takoni një person aspak të sinqertë dhe që sigurisht nuk është në anën tuaj: shmangni absolutisht çdo konfidencë. Mbajini për vete sekretet tuaja. Ndryshoni zakonet e ushqyerjes.
Bricjapi

Sot mund të merrni ndonjë kritikë të rëndësishme, e motivuar edhe nga karakteri juaj. Problemet në dashuri nuk zgjidhen duke xhelozuar. Mundësi të mira për të fituar në ndonjë lloj loje.




Ujori

E sotmja do të jetë ditë në të cilën do të jeni veçanërisht zgjuar dhe të shkathët, gjithashtu do të jeni edhe pak me fat. Do t?ju bëjnë një vizitë të papritur. Mundësi të mira për vendime të drejta.

Peshqit

Mund të zgjidhni që mbrëmjen ta kaloni vetëm sesa me shoqe e shokë të mërzitshme. Lexoni një libër të mirë dhe përpiquni të shihni ndonjë film interesant. Mos u shqetësoni për të nesërmen.

Author: admin