Për të arritur famën dhe pasurinë që dëshironi, duhet të bëni një…!/ Horoskopi i Meri Shehut 3 prill 2023

Dashi

Mos u ndjeni nën presion kur është fjala për të marrë një vendim. Eksplorojini të gjitha opsionet para se të vendosni. Punët e mira bëhen kur informoheni si duhet. Nëse flisni me një ekspert, bëjini pyetje për çdo gjë që nuk kuptoni. Ngadalë por në mënyrë të sigurt, do të qartësoni rrugën tuaj. Deri atëherë kini durim dhe mbajeni mendjen të hapur.




Demi

Së fundi keni qenë shumë të zënë me punën dhe keni neglizhuar jetën sociale. Është koha të ndreqni këtë problem. Telefononi një mik ose disa miq dhe ftojini për drekë. Mund të duhen disa përpjekje për të gjetur orare të përbashkëta, por tregohuni këmbëngulës. Suksesi kërkon edhe mbështetje. Pa entuziazmin e miqve dhe kurajon e tyre, e keni të vështirë të përqëndroheni sepse do të ndiheni vetëm.

Binjakët

Fokusohuni aty ku dëshironi të jeni në 12 muaj të vitit. Sa më i qartë të jetë vizioni juaj, aq më e lehtë do të jetë t?ia dilni mbanë. Formuloni një plan për të arritur qëllimin tuaj. Kjo mund të përfshijë gjithçka që nga marrja e një diploma tek punët vullnetare. Do të bëni disa sakrifica për të arritur fitoren. Është e natyrshme. Sapo të shtroni rrugën drejt suksesit, vështirësitë nuk do t?ju duken aq të rënda sa mendonit.

Gaforrja

Do t?ju duhet të rishikoni disa plane udhëtimi. Nuk do të keni mjaftueshëm para për të bërë një udhëtim të shtrenjtë. Në vend që ta anuloni fare, mund të bëni disa ndryshime në itenerar. Për shembull, nëse është udhëtim turistik, mund të ikni në grup përmes një agjencie. Nuk do të keni lirinë të bëni gjithçka që doni, por prap do t?ja kaloni mirë. Mos hezitoni ta bëni dhe të dilini nga rutina.




Luani

Neglizhimi i anës tuaj sensuale po shfaq pasoja. Mjaft u bëtë shpirt i sakrificës, por kënaqeni veten. Shijoni një banjë aromatike ose blini një parfum të këndshëm. Bëni gjithçka që ju bën të ndiheni mirë.  Ju keni një vlerësim të thellë për gjërat fine dhe nëse e privoni veten nga gjëra të tilla ndiheni në ankth dhe të irrituar. Kështu, miqtë mbajnë distancë dhe kolegët ju shmangin. Kështu nuk ja dilni dot.

Virgjëresha

Jepini më shumë kujdesje e dashuri partnerit apo mikut të ngushtë. Nëse i neglizhoni kontributet e tyre do të shkaktoni pakënaqësi. Mendoni njëherë për benefitet që ata kanë sjellë në jetën tuaj. Bëjeni ritual që të jepni më shumë komplimente në vend të kritikave. Në mënyrë të ngadaltë, por të sigurt, marrëdhëniet tuaja do të përmirësohen.

Peshorja

Kujdesi për veten është kritik në këto momente. Të flini më shumë, të hani ushqime të shëndetshme dhe të ushtroheni fizikisht, do t?ju bëjë shumë mirë. Lërni mënjanë mirënjohjen e tepërt. Të qenit të sjellshëm me dikë që nuk do t?ja dijë për ndjenjat tuaja, ju ka shteruar energjitë. Mjaft me pretendimin se jeni miq. Më mirë, shmangeni këtë shoqëri.




Akrepi

Do të ktheheni pas në kohë tek një hobi që ju ka pëlqyer në fëmijëri si një instrument muzikor apo piktura. E rëndësishme është të riaktivizioni entuziazmin rinor. Të dëgjoni muzikë të disa viteve më parë, do të jetë frymëzuese për ju. Do t?ju kapin ndjesi trishtimi, malli e gëzimi. Në vend që të largoheni, zhytuni në to.

Shigjetari

Vlerat tuaja kanë qenë nën ndikimin e disa ndryshimeve të ngadalta, por të sigurta. Në vend që të shkoni përkrah një filozofie që nuk reflekton atë që besoni, lëreni mënjanë. Është e rëndësishme të adoptoni një stil jetese që ju përfaqëson. Do të bëni një diferencë  pozitive dhe do të takoni disa njerëz të këndshëm.




Bricjapi

Dikush që thjesht ju ka harxhuar kohën duhet të largohet nga rrethi juaj social. Ka njerëz që për të zgjidhur problemet e tyre, nuk duan t?ia dinë fare për kohën që po ju marrin. Kështu që mos u tregoni aq bujarë sa të harxhoni gjithë ditën duke i dëgjuar në telefon. Shpjegojuni që keni shumë gjëra për të bërë dhe rikthejuni punës. Nëse këmbëngulja e tyre vazhdon, mund t?u drejtoheni burimeve njerëzore ose të bllokoni numrin e tyre. Keni gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Ujori

Ajo që ju doni, është shpirtërore jo materiale. Kaloni më shumë kohë me aktivitete që kanë kuptim për ju. Komunikoni me natyrën ose mbani një ditar. Raportet tuaja emocionale do të rregullohen. Nëse konsumoni dëshirë për diçka të shtrenjtë, prisni pak. Pas një periudhe në pritje do të kuptoni që luksi nuk është ai që bën jetën.




Peshqit

Siguria në vetvete do të rrisë normën tuaj të suksesit. Si tip, jeni i tërhequr dhe nuk e promovoni veten. Shpikni mënyra për t?u bërë më konfrontues. Do të jetë periudhë pak e vështirë, por do ta kapërceni. Truku është të praktikoheni. Thoni atë që doni dhe mos u tërhiqni mbrapsht. Mund t?ja dilni.

Author: admin