Pagesa për një punë që keni bërë do tju..!/ Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 prill 2023

Dashi

Nuk jeni tip që druheni në një konkurs ose kompeticion. Nëse një rival bëhet shumë agresiv, duhet ta merrni seriozisht. Ngacmimet dhe talljet nuk duhet të tolerohen. Edhe nëse jeni në gjendje ta përballoni presionin, duhet ta shmangni këtë sjellje të egër. Njerëzit agresivë rrallë kanë objektiva, zakonisht shkojnë pas disa njerëzve njëherësh. Sa më shpejt ta bëni zyrtare situatën, aq më shpejt do ta hiqni qafe.

Demi

Një festë që po prisni së afërmi do të anullohet. Dikush që ju ka ftuar do të anulojë dasmën ose fejesën. Nëse keni blerë një dhuratë, mundohuni ta ktheni. Nuk ka arsye pse të përballeni me kostot e një produkti që nuk ju hyn në punë. Edhe nëse e keni dërguar dhuratën, kërkoni me mirësjellje t?ju kthehet mbrapsht.

Binjakët

Ju po prisni të dëgjoni dikë, por telefoni nuk po bie. Pas dërgimit të disa mesazheve, duhet të ndaloni së kërkuari një përgjigje. Është e kotë të merreni me dikë që nuk do të impenjohet. Nëse po përballeni me dikë i cili e ka lënë punën në mes, është koha të merrni një vendim. Raportojeni në mënyrë zyrtare. Do ta keni më të lehtë humbjen.

Gaforrja

Pagesa për një punë që keni bërë do t?ju vonohet. Mund të jetë e nevojshme të kërkoni ndihmën e një përfaqësuesi ligjor për t?i marrë këto para. Deri atëherë, qëndroni të qetë dhe trajtojeni veten mirë. Kaloni kohë me miq që duan të mirën tuaj. Ata do t?ju japin suportin moral të nevojshëm pë të përballuar këtë situatë të vështirë. Trajtojeni këtë përvojë si një mënyrë për të mësuar. Herës tjetër që do të bëni biznes me dikë, bëni disa hulumtime rreth tyre. Mëkatarë të tillë zakonisht kanë reputacion të keq.

Luani

Ka qenë e vështirë të bëni përpara në punë. Edhe pse kontributet tuaja janë të shkëlqyera, disa njerëz nuk po ju japin atë që ju takon. Në vend që të qëndroni në një situatë të tillë,është koha të eksploroni mundësitë tuaja. Do t?ju duhet pak kohë të gjeni një habitat për të shprehur talentet tuaja, por jini të durueshëm. Keni më shumë opsione se sa mendoni, thjesht duhet t?i eksploroni.

Virgjëresha

Një hap prapa ose një vonesë në një projekt do t?ju prishë punë. Jeni lodhur duke pritur përgjigjen e një personi dembel. Në vend që të rrini në pritje, mbusheni kohën tuaj. Do të përfshiheni në një projekt filantropik që e keni shumë përzemër. Duke punuar për ta bërë jetën e njerëzve të tjerë më të lehtë, do të fitoni shumë besim. Mund të shpikni një zgjidhje për problemin tuaj. Kur gjeneroni energji pozitive, ndillni fat të mirë.

Peshorja

Dikush ka nevojë për ndihmën tuaj, por ka frikë ta kërkojë atë. Ata duan të  kenë aprovimin tuaj që të jenë të sigurt. Pyetini për planet e tyre dhe ofrojuni ndihmë. Kurrë mos nënvlerësoni rëndësinë që mendimi juaj ka në vetëbesimin e tyre. Nëse ju demonstroni besimin dhe aftësitë, miqtë tuaj do të shkojnë larg.

Akrepi

Është e rëndësishme të jeni të sinqertë në lidhje me gabimet tuaja. Nëse mendoni se keni bërë një gabim në një projekt, pranojeni. Është e sikletshme të nxirrni në pah gabimet tuaja, por nëse nuk e bëni, të tjerët bëhen dyshues. Nëse pretendoni se nuk ka gabim, do t?ju dëmtohet reputacioni. Njiheni problemin dhe punoni për ta rregulluar atë.

Shigjetari

Mirësia dhe dobësia nuk janë  e njëjta gjë. Ju mund t?i zbatoni rregullat edhe pa qenë mizor. Është e trishtueshme kur individët që nuk njohin rregullat , krijojnë probleme. Gjeni një mënyrë për ta ngulitur mirë këtë në mendjen e tyre.

Bricjapi

Ndiheni fajtorë rreth mënyrës sesi jeni përballur me një siutatë të vështirë. Rezistojini tundimit për të justifikuar veprimet tuaja. Thjesht pranoni që keni gabuar dhe kërkoni falje. Edhe pse disa njerëz, nuk do t?jua falin, kjo është mënyra e tyre. Në vend që të mërziteni, bëni më të mirën tuaj.

Ujori

Edhe pse faktet nuk janë në favorin tuaj, duhet të merrni një vendim. Zvarritja do të jetë thjesht një humbje kohe dhe energjish. Pasi të vendosni do të jeni të aftë të korrigjoni çdo gabim. Dikush po pret dritën jeshile nga ju. Do t?ju duhet  suporti i tyre më shpejt se ç?mendoni.

Peshqit

Jini të kujdesshëm në lidhje me kompaninë që administroni ose punoni. T?i jepni besimin dikujt që nuk e njihni mirë mund të rezultojë në një katastrofë. Është mirë t?i mbani paratë në një llogari të qëndrueshme . Mos u shqetësoni nëse dukeni të pasjellshëm. Më mirë të jeni vigjilentë se sa naivë.

Author: admin