Financat do të tronditen,Sfera juaj sociale do të shkëlqejë/Horoskopi i muajit prill: DASHI dhe DEMI

DASHI

·Hëna e re (1 prill): Freskoni pamjen dhe stilin

·Hëna e plotë (16 prill): Çlirohuni nga marrëdhëniet që s’ju mbështesin

·Eklipsi diellor (30 prill): Financat në rënie, shpenzime të paparashikuara

·Data të tjera kyçe: 4, 14 prill

Ky vazhdon të jetë ende sezoni juaj për të lindurit në shenjën e Dashit. Hëna e re është një ftesë për të freskuar stilin. Moshë e re, model i ri flokësh, stil i ri! Në të njëjtën kohë që po bëni këto përpjekje për të ndryshuar, po irritoheni nga njerëzit që ju rrethojnë, nga komuniteti apo grupet shoqërore. Pse u kushtoni kaq shumë energji njerëzve apo edhe hapësira, dhe për vete nuk bini në sy? Ndërkohë që planeti juaj, Marsi hyn te Peshqit ëndërrimtarë më datë 14, do të kaloni më shumë kohë të vetmuar dhe duke medituar. Në fund të muajit do të jeni më të sigurt se cilët janë miqtë e vërtetë.

Edhe pse hëna e plotë në Peshore do të shkëlqejë fushën e ndjenjave, këtë muaj më shumë marrëdhënie do të mbyllen sesa do të ketë fillime romantike. Do të kaloni më shumë kohë të vetëm dhe më pak me partnerët. Përdoreni këtë kohë për të kuptuar se çfarë doni në të vërtetë. Sezoni i Demit do të nisë më datë 19 prill dhe bashkë me të vjen edhe eklipsi. Financat tuaja do të tronditen dhe pranvera do të mbyllet me shqetësimet për paratë. Jini gati për çdo surprizë përgjatë muajit, sidomos për shpenzimet të paparashikuara.

DEMI

·Hëna e re (1 prill): Pushoni dhe hiqni dorë nga zakonet e këqija

·Hëna e plotë (16 prill): Hiqni dorë nga përgjegjësitë e mëdha

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të papritura identiteti, në pamje ose shëndet

·Data të tjera kyçe: 5, 17, 27 prill

Prilli do të nisë qetësisht për ju. Hëna e re e 1 prillit do t’ju japë ndjesinë se jeni disi të izoluar, por vetmia nuk do të zgjatë shumë. Planeti juaj sundues, Venusi, kalon te Peshqit pasionantë dhe sfera juaj sociale do të shkëlqejë pas datës 5. Edhe pse mbusheni me energji për faktin se e keni agjendën plot dhe vëmendjen nga të gjithë miqtë dhe të afërmit, këto emocione pasohen nga ndryshime të mëdha. Si njerëz me këmbë në tokë që jeni, e keni të vështirë ta menaxhoni gjithë këtë fluks. Ju mbështeteni gjithnjë te njerëzit më të afërt për të kërkuar ndihmë dhe për t’u bërë bisht përgjegjësive, por këtë herë nuk do të gjeni atë hapësirën që doni për të eksploruar veten. Edhe pse këta muajt e fundit duket sikur jeni martuar me “punën”, prilli do të kthejë romancën që dëshironit kaq shumë.

Venusi dhe Marsi kalojnë te Peshqit dhe kjo do të thotë se do të njihni njerëz të rinj përmes kolegëve. Takime plot emocione për ata që janë në kërkim të dashurisë. Në sferën e financave, gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Fatura, sigurisht dhe rritja e çmimeve, nafta, të gjitha këto jua kanë zbrazur xhepat. Por, kur Mërkuri, planeti i financave të kalojë në shenjën tuaj më datë 10, gjithçka do të kthehet si më parë. Madje, projektimi i buxhetit do të shndërrohet në diçka argëtuese për ju.

Author: admin