Mbrëmjen e kaluar, Luizi i tha Qetsorit se ai do bëhet “copë” për ta marrë atë me vete në finale, duke nënkuptuar që po tenton të krijojë një lloj aleance me Qetsorin.
Teksa po bisedonte me djemtë mëngjesin e sotëm në oborr, Luizi u shpreh se është zhgënjyer dy herë, një herë me Armaldon dhe një tjetër herë me Kristin dhe se ka dëshirë ta provojë edhe një herë të tretë.
Ai nënkuptoi që po përpiqet të krijoi një aleancë me dikë, por pa e përmenduar emrin e Qetsorit.
Teksa djemtë po bisedonin, në verandë doli edhe Efi. Duke kosumuar kafen e mëngjesit, ajo i kërkoi djemve votën e tyrë për ta bërë atë lidere të javës.
Ajo tha se e ka studiuar situatën nga jashtë dhe se ka dëshirë të bëhet lidere për një javë.