“S’të kërkoi njeri mendim”/ Debat mes Gertit dhe Ronaldos

Në mesin e një debati që po zhvillohej mes Efit dhe Ronaldos, ndërhyu edhe Gerti, i cili i dha të drejtë Efit.

Ronaldo i tha atij të mos futet në mesin e një diskutimi kot, e aq më tepër kur nuk i kërkoi njeri mendim. Gerti u shpreh se ai do flasë sa herë të doje dhe nuk i merr leje askujt.

Sipas tij, në këtë debat, Efi ka 100 përqind të drejtë, ndaj edhe ndërhyu. Gerti shtoi se ai ka të drejtë të japë mendim për çdo gjë, sepse është i përfshirë në çdo situatë që ndodh në shtëpi.

Ronaldo i tha Gertit se ai futet në çdo debat edhe kur biseda nuk ka lidhje fare me të.

Ky i fundit u shpreh se Ronaldo debaton kot dhe se ai është askushi t’i ndalojë atij të drejtën e fjalës. Ronaldo edhe njëherë përsëriti që nuk i intereson fare mendimi i Gertit.

Author: portali