Tha se asnjë nga ish-banorët nuk e ka telefonuar, Armaldo nxjerr blof
Armaldo Kllogjeri dhe Kiara Tito krijuan një raport mjaft të afërt brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse raporti i tyre shoqëror pati ulje dhe ngritje, Maestro kur u eliminua nga “Big Brother VIP2”, kërkoi që ta përcillnin deri te dera Kiara dhe Olta Gixhari.
Kur moderatorja u rikthye në BB VIP pati një debat me Efi Dhedhes, ku në një moment deklaroi se askush nga ish-banorët nuk e ka telefonuar.
Tha se asnjë nga ish-banorët nuk e ka telefonuar, Armaldo nxjerr blof
Gjë që sipas Armaldos është e pavërtetë. “Dje tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh”, shkruan ai në një postim në “Instastory”.
Më pas ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje që i shkruan ta fshijë postimin sepse nuk e pati me gjithë banorët por me Efin.
Tha se asnjë nga ish-banorët nuk e ka telefonuar, Armaldo nxjerr blof
Krah mesazhin ai shkruan: “Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju di Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.
Me postimin e dytë, Maestro lë të kuptohet se mund të ketë pasur një telefonatë mes tyre, por nuk dihet se si ka shkuar ajo.