Tension dhe probleme shëndetësore në familjen e Kiarës, babai i saj zbulon bisedën e tyre pas daljes nga BBV

Rikthimi i Kiarës në shtëpinë e Big Brother Vip, ka sjellë shumë komente dhe kritika, që lidhen me ndryshimin e sjelljes së saj. Një sjellje që duket se nuk është pritur mirë nga publiku.

Babai i Kiarës i ftuar në Ftesë në 5, ka shfaqur shqetësim për këtë situatë.

Ai ka zbuluar dhe çfarë i ka thënë Kiarës pas daljes nga BBVIP në lidhje me Luizn, të dashurin e saj. Po ashtu ai shprehur rezerva për reagimet e opinionistëve, të cilat sipas tij vetëm sa shtojnë urrejtjen ndaj Kiarës.

“Kiara ka qarë për 3 ditë pas daljes. Ka qenë shumë e rezervuar për të folur. Më tha që ka mundësi për t’u futur prapë se do bëhet një votim. Vetëm qante, më thoshte ‘nuk e dija çfarë të bëja’. Unë i thashë analizo çfarë gabimesh ke bërë, në fund del që nuk ka bërë asgjë. Nuk ka ngacmuar njeri, nuk i ka vënë njeriu shkopinj nën rrota. Ajo ishte shumë e ngarkuar. Kiara me njerëzit që nuk i do thejsht i injoron. Aty brenda nuk ka mundësi. Unë i them të gjithëve ta mendojnë sikur e kanë vajzën e tyre. Lërini ta shijojnë atë Big Brother aty brenda.”- tha ai.

“Sa për ndryshimin e sjelljes, nëse Kiara do sillej njësoj sërish do kritikohej. Kiara tani gjykohet pse ka ndryshuar. Nuk ka një argument që të thotë Kiara do bënte këtë apo atë. Po të them të drejtën. Me Luizin kam qenë dakord për çdo vendim që ka bërë Kiara. U tremba kur mori popullaritet në fillim, thashë ‘Ah mos’. Mua më duket se Kiara po paguan një çmim për të tjerët.

Është më e afërt me Luizin sepse pa reagimin e njërëzve. Kiara është tip i ftohtë. Më parë stepej sepse ka patur frikë nga gjykimi. Një lidhje është e ndryshme, nuk ka një shabllon që ta ndjekin dhe thot një çift ideal bën këtë bën atë. Kiarës i thonë pse nuk pranon që të të ndihmojë Luizi. Por pastaj kur Kiara tha dua të më ndihmojë, i thanë jo një femër e fortë etj. Unë dua vetëm të mos mërzitet me Luizin. Gjithçka fillon e mbaron Kiara-Luiz. Vetëm ata komentohen.”

Gjithashtu kushërira e Kiarës, zbuloi në emisionin ‘Shqipëria Live’ se gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.

“Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se tën isja emisionin, fola dhe me gjushen e Kiarës e cila ëhstë prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i ëshët dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”- tha Shazivari.

Babai i Kiarës ka paralajmëruar se do të vijë me avokat nga Italia për një koment kërcënues që ka marrë në rrjetet sociale në lidhje me të bijë.

Author: portali