Përgatituni për disa ndryshime profesionale/Horoskopi i muajit prill: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

SHIGJETARI

·Hëna e re (1 prill): Do të nisë një aventurë e re sentimentale ose një bashkëpunim krijues

·Hëna e plotë (16 prill): Socializimi me të tjerët do t’i shtyjë miqtë që ju rrethojnë t’ju shikojnë ndryshe




·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të papritura në planin tuaj të punës

·Data të tjera kyçe: 12, 27 prill

Në jetën tuaj familjare kanë ndryshuar shumë gjëra që pas fillimit të 2023-it. Ju ka kapur nostalgjia dhe u riktheheni fotove të hershme, do të vendosni të mbillni në kopshtin tuaj, të eksploroni qytetin ku jetoni, pra ju ka kapluar një fantazi romantike për ta kuptuar më mirë jetën që bëni. Do ta keni të vështirë të jeni të kthjellët këtë muaj, sidomos kur Jupiteri të takohet me Neptunin më datë 12. Tani që në jetën tuaj private keni gjetur kënaqësinë që kërkonit, ju lëndojnë vetëm disa miq të këqij dhe një rutinë ditore e papërshtatshme.

Pranojini ndryshimet e vogla dhe bëheni ditën tuaj më të bukur. Pak rëndësi ka në jeni të vetmuat apo keni partnerë, hëna e re në Dash më datë 1 sjell fillime të reja. Keni nevojë për dikë që t’u bashkohet aventurave tuaja të çmendura. Ju e gjeni pasionin te pavarësia juaj! Sezoni i Demit nis më datë 19 dhe ndryshe nga herët e tjera, këtë vit sjell eklipsin diellor, ndaj përgatituni për disa ndryshime profesionale. Muaji do të përfundojë me përgjegjësi më të mëdha, por bëni çmos që të kompensoheni për këtë mbingarkesë që po mbani.

BRICJAPI




·Hëna e re (1 prill): Përcaktoni qëllimet për shtëpinë dhe familjen për pjesën tjetër të vitit

·Hëna e plotë (16 prill): Një ndryshim i madh në imazhin tuaj profesional

·Eklipsi diellor (16 prill): Jeta sentimentale do të ketë plot të papritura të bukura

·Data të tjera kyçe: 4, 24, 29 prill




Prilli do të jetë muaji kur më në fund do të kuptoni se s’keni pse planifikoni një udhëtim luksoz për të plotësuar boshllëqet tuaja. Gëzimin që ju mungon mund ta gjeni edhe në rrethin e ngushtë shoqëror. Teksa Jupiteri takohet me Neptunin në shenjën e Peshqve më datë 12, ju do të bini në dashuri me gjithçka që shikoni, me kamerierin që ju shërben, me një lule të bukur që shikoni rrugës, me një dyqan që s’e kishit vënë re. Edhe pse imazhi juaj profesional tani duket disi i paqartë, ju do të përkushtoheni me të gjitha energjitë për të krijuar diçka të bukur. Qëllimi juaj më i madh është një shtëpi e rehatshme për ju dhe familjarët.




Nëse jeni të martuar dhe prej kohësh po përpiqeni të bëni fëmijë, eklipsi diellor i datës 30 do të sjellë shtatzëni të papritura. Sezoni i Demit në përgjithësi sjell surpriza të bukura, edhe nëse bebet s’janë pjesë e planit. Flirtimet dhe takimet e para për beqarët do të jenë të zjarrta. Tani që jemi drejt fundit të pandemisë, edhe jeta juaj sociale po përmirësohet. Keni filluar të dilni për darka ditëlindjesh, të merrni pjesë në dasma, të dilni natën. Bëni kujdes, sepse më datë 4, Marsi dhe Saturni takohen dhe financat tuaja do të pësojnë ulje. Edhe pse do t’u bëni bisht disa evenimenteve që kërkojnë shpenzime, ju ndiheni më mirë nëse ruani për të ardhmen.

Author: admin