Mbrëmjen e djeshme Zhaklin Lekatari u përplas ashpër me Efin. Gjatë debatit Efi tha se opinionistët e kanë personale me të sepse është konfliktuar me to dhe jashtë.
Opinionistët e mohuan duke thënë “gënjen, debatet tona i ka parë gjithë Shqipëria”, mirëpo shoqja e Efit ka publikuar së fundmi një bisedë me Efin, ku kjo e fundit i thotë se është zënë keq me Zhaklinën.
“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, ka shkruar Efi.