Ronaldo zbulon miellin në krevat, merr “hak” ndaj vajzave

Mbrëmjen e djeshme Ronaldo u acarua dhe u mllefos shumë kur doli në nominim. Ai madje sulmoi Nitën, Dean dhe Keisin, me argumentin se ato hanë bukë kot në shtëpi dhe se kanë arritur me zarfe deri në këtë pikë të lojës.

Ndërsa për Jorin, ai tha që është fituese. Pas darkës, Deamishel, Jori dhe Keisi, në mënyrë që ta acaronin edhe më shumë Ronaldon, hodhën miell në shtratin e tij.

Ky i fundit kur shkoi të shtrihej, konstatoi miellin në krevat dhe i revoltuar shkoi në kuzhinë, mori një qesë miell dhe ia hodhi Nitës.

Kjo e fundit nuk e priste reagimin e Ronaldos dhe kur Dea, Keisi dhe Jori nisën të qeshnin, me ton serioz, Nita u kërkoi që çfarëdo lloj gjëje të kenë me Ronaldon, ta sqarojnë.

Ronaldos nuk i doli inat dhe hodhi miell edhe në krevatin e vajzave. Në fakt, ai mendote se shtratin e tij e kishte bërë me miell Dea, Keisi dhe Nita, ndaj i hodhi miell edhe kësaj të fundit.

Ai nuk e dinte që Nita nuk u bë pjesë e kësaj loje, por ishte Jori ajo që iu bashkua këtij mendimi.

Author: portali