Andris Lleskai,poeti i njohur nga Mirdita. Andris është një poet që poezitë e para i ka shkruar që në shkollën fillore. Në klasën e 6 fitoi çmimin e parë të shkollës.
Në vitin 2005 si gjimnazist do të rilindte me një emër poetik që e mban ende sot, me këtë emër Andris boton në gazeta kulturore të shtypit të kohës. Është botuar në revista, antologji, periodike poetike, e sa media shqiptare e të huaja.
Është pjesëmarrës në rreth 10-të konkurse letrare brënda e jashtë vendit ku në mbi gjysmën e tyre është vlerësuar me çmime ku mund të përmendim:
– “Çmimi i Manifestimit”, Prizren 2020, në Manifestimin Ndërkombëtar të Poezisë “Ibrahim Rugova”;
– “Çmimi i Parë / në Poemë”, në konkursin poetik për nder të Anton Çetës e të bashkëpuntorëve të tij, nga “Shoqata Bytyqi”;
– “Çmimi i Tretë” nga Shoqata e Shkrimtarëve “ABC Poetike” e Shkupit;
– Çmimin “Pashko Vaso” nga Akademia e Artit, Shkencës, dhe Letrave “Mirdita”;
etj.
Në vitin 2017, i botojnë pa dijeninë e tij librin e titulluar “Bukuri mes Gjembash”
I ka trajtuar të gjithë zhanret poetikë nga epitafi, soneti, elegjia, balada, himni, e gjer tek poema,
shkruan në varg të lirë, po ashtu dhe në varg të strukuruar sipas një rregulli preçiz e strikt.
Në gjuhën shqipe është i njohur për një gjuhë të fortë volteriane, për trajtimin e çështjeve tabu si pedofilia, çështjet sociale, feminizmi, traditat zakonore, martesat e ndaluara, vrasja e femrave, e problematikat shoqërore.
Fabulat e tija shquhen për një simbolikë shkencore, për thellësinë e paralelizmave në kulturat e tjera botërore, për misticizmin, shqyrtimin ligjoro-akademik të çështjeve, kulturën historike, për pasuri fjalori, neologjizma, lojën e fjalëve, shumëkuptimësinë e vargut, e për origjinalitet krejt unik.
Alma Jaku ka thënë për të se “duket si një poet i huaj botëror i përkthyer në gjuhën shqipe”.
Andris Lleskai është i njohur në rrethet poetike e kulturore brënda e jashtë Shqipërisë ku vazhdon të jetë tepër aktiv, e produktiv, duke frymuar mbi tematikat e problematikave shoqërore.