Debati mes Ronaldos e Bledit agravoi mbrëmjen e sotme. Ronaldo e cilësoi Bledin si frikacak dhe e këshilloi atë të rrisë nivelin e bisedës.
Ai madje e paralajmëroi atë dhe Nitën, duke iu referuar si “Nënë Tereza” se nuk kanë për të fjetur gjumë sonte.
Ronaldo tha se Bledi nuk ka turp, pasi gjithë javën shau Dean, ndërsa në “Prime” doli dhe i kërkoi falje asaj.
Bledi i tha atij të ikë të marrë furnizimin e argumentave e më pas të përballet me të.
Debati mes dy djemëve agravoi me tone të larta dhe fjalë ofenduese. Bledi i tha Ronaldos të ndërzehet, ndërsa ky i fundit u revoltua dhe kërkoi të futej në dhomën e rrëfimit.