Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut; shenjë e ajrit, fikse, mashkullore-pozitive dhe që udhëhiqet nga Urani, por që preket edhe nga Saturni, i cili në lashtësi, ende pa u zbuluar Urani, udhëhiqte Ujorin. Ujori është shenjë e pavarësisë dhe origjinalitetit dhe jeton me vështrimin drejt së ardhmes. Ai është konsideruar si shenja e miqësisë.
Cilësitë: inteligjenca, mendja e hapur, idetë largpamëse.
Të metat: tepër të zakonshme.
Armiku: prirja për të teorizuar dhe për të mos vënë në praktikë.
Miku: kush nuk deshiron t’ju homologojë.
Dashuria: është dashuri shpirtërore.
Urrejtja: është një zili e vogël që zhduket menjëherë.
Ideja fikse: të shquheni dhe t’ju njihet ndryshimi nga të tjerët.
Deshira e fshehtë: të jeni të parët që lëshoni në projekt, një modë të re.
Pika e bobët: ta keni të qartë se çfarë deshironi të përmbysni, por pa e ditur se me çfarë ta zëvendësoni.
Karakteristika të përgjithshme:
Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë një natyrë të qetë, të drejtë, të mirë e simpatike. Janë miqësorë, njerëzorë, të pavarur, indiferentë, origjinalë, shpikës dhe intelektualë. Të gjithë të lindurit e Ujorit janë njerëz që zemërohen rrallë dhe kanë qëllim të përmirësojnë botën. Janë zbulues, filantropë, të paparashikueshëm dhe hera-herës idealistë,por kanë një idealizëm të temperuar fort nga një sens praktik. Ujorët janë pionierë të mendimit, vizioneve dhe progresivë dhe duan t’i përmirësojnë gjërat. Gjithashtu janë të aftë t’i përfshijnë të tjerët në këtë proçes, prandaj kanë shumë shokë dhe të njohur. Shenja e Ujorit simbolizohet nga ujëmbajtësi, shpesh janë të aftë të bëjnë gjëra të pazakonshme. Po kështu të lindurit e kësaj shenje i bëjnë dush botës me mendimet dhe idetë e tyre të reja. Fatmirësisht për ta (dhe për ne) ata janë gjenij dhe truri i tyre nxjerr ide nga më fantastiket. Ata janë të kënaqur me idetë e tyre, por janë akoma më të kënaqur kur bota bie dakord me ta, kur një gjë e tillë s’ndodh bëhen nervozë. Ujorët janë tipa që kërkojnë liri të madhe veprimi dhe u pëlqejnë udhëtimet. Janë ngulmues, të qëndrueshëm, të qetë, altruistë, të duruar, analitikë, individualistë dhe besnikë në ndjenja. Sensi i punës dhe dinamizmi i çon ata drejt aktivitetit komercial. Nganjëherë mungon tek ata aftësia e të menduarit dhe e organizimit praktik. Janë ëndërrimtarë, flirtues dhe aventurierë, por përfundimisht tërhiqen me durim drejt pjekurisë. Shumë Ujorë janë tepër motivë, të veçantë, largpamës e të ndershëm, entusiazmohen si fëmijë edhe kur janë të rritur, bëhen edhe simpatikë në shoqëri. Kanë një shpirt ironik dhe janë të ftohtë, por shpesh janë me fat në dashuri sepse dinë të dhurojnë bujari dhe nuk jane egocentrikë. Shpesh u japin tepër rëndësi ndereve, u pëlqejnë titujt, të cilët i përdorin shpesh dhe vënë re gjithmonë se ç’thonë të tjerët për ta. Kanë një dhunti të mrekullueshme, prania e tyre në një ambient ka efekte qetësuese dhe siguruese. Fakti që këta njerëz janë shpikës dhe krijues ua rrit shumë vlerat. Ujorët janë progresistë, modernë dhe pëlqejnë shumë kompjuterat dhe teknologjitë e reja, janë tipa llogjikë dhe mund të bëhen lehtë shkencëtarë. Në lojë pëlqejnë të rrethohen nga shumë miq, mundësisht nga familjarë dhe shokë. Një difekt i tyre është se, nga një gjendje entusiazmi ekzaltimi, kalojnë shpesh në pesimizëm dhe depresion. Ujori mund të ndahet në dy grupe: Në grupin e parë hyjnë njerëzit e ndjeshëm, të turpshëm, të duruar dhe xhentilë; ndërsa në grupin e dytë, hyjnë individët që janë gjithë jetë, më të ashpër, egzihibicionistë. Por të dy grupet kanë një vullnet të hekurt, kërkojnë me çdo kusht të vërtetën dhe janë gati të ndryshojnë mendimet e tyre, kur e shohin që e kanë gabim. Ujorët janë pa paragjykime, mendjendritur, seriozë e të hapur por mund të bëhen dhe kontradiktorë, perversë, mospërfillës e të vështirë. Janë mjaft vigjilentë, aktivë dhe këmbëngulës për të arritur objektivat por pa u bërë egoistë, duke shprehur kështu arsye moderne dhe hera-herës humor. Të lindurit e Ujorit janë inteligjentë, mëndjemprehtë, konçizë e të qartë. Shumë prej tyre kanë një imagjinatë të spikatur dhe janë intuitivë, edhe në nivelin psiqik. Nga njera anë Ujorët janë të dobishëm për shoqërinë dhe kur iu ecën ters bëhen të rrezikshëm, s’mbajnë premtimet, sillen keq, shpërthejnë në zemërim. Armiqtë e tyre i urrejnë me gjithë shpirt. Kur gjejnë një punë që i frymëzon ata i jepen me mish e me shpirt duke harruar dhe shëndetin e tyre. Spiritualiteti dhe dashuria për filozofinë janë të rrezikshëm për ta sepse mund t’i mbyllë në kullën e fildishtë.
Pëlqejnë: të luftojnë për çështjet e drejta, të ëndërrojnë të ardhmen, miqtë e mirë, variacionin, të mendojnë të kaluarën.
Urrejnë: premtimet e thyera, vetminë e madhe, rregullin, imitimet.
Prirjet profesionale:
Femra e lindur në këtë shenjë, duke qenë kurioze për çdo gjë, pak ekstravagante dhe shumë e pavarur në natyrën e saj, por ambicioze do të jetë e prirur për ato lloje punësh që kërkojnë fantazi, imagjinatë, novacion dhe sens krijues,por që nuk kufizojnë shumë vendimet dhe nevojën e lirisë që gjithmonë e shoqëron femrën Ujoriane. Sigurisht, ajo mund të ushtrojë mirë një aktivitet të tillë, si fjala vjen, ai i amvisës, apo gazetarisë, reklamën, informatikën, shërbimet publike, mjekësinë, psikologjinë madje edhe sociologjinë.
Me që femra e Ujorit “ndjen” se i përket kolektivitetit, shoqërisë, ajo do të mund të jetë një asistente shumë e mirë sociale ose mësuese, si dhe mund të arrijë që t’u hyjë punëve sipas ekzigjencave të saj. Gjithashtu mund të bëhen edhe shkrimtare, këngëtare, prezantuese dhe shkencëtare, astronome. Do të ishte mirë që femra e lindur në Shenjën e Ujorit të shmangte atë punë në të cilën do t’i duhet të zbatonte urdhra të rreptë. Shpirti i saj i kundërshtimit do të cënohej, do të pezmatohej mjaft.
Mashkulli i lindur në shenjën e Ujorit pëlqen gjithë ato profesione që janë jo të zakonëshme dhe kryesisht interesohet për atë lloj profesioni që është përpara në raport me kohën, dhe është për këtë arësye që ai do ta ndjejë veten rehat e të qetë po të ushtrojë një profesion që lejon t’u japë udhë të lirë këtyre prirjeve të tij. Duke qenë ca origjinal, i ndershëm, dinamik dhe i adaptueshëm, ai do të mund të bëhej gazetar i mirë, publicist, specialist i informatikës dhe i marketingut, inxhinier elektronik shumë i mirë, një astronom me vlerë, një stilist apo arkitekt, historianë të natyrës, psikiatër, si dhe një psikoanalist i zoti. Mund të punojnë shumë mirë skuadër, por me kusht që të udhëheqin ata. Të gjitha aktivitetet e zakonëshme e sedentare nuk janë aqë të përshtatëshme për ata që kanë lindur në Shenjën e Ujorit, të cilët kanë gjithnjë nevojë për gjëra të reja dhe për lëvizje.
Një këshillë: do të jetë oportune që në punë ai të kontrollojë si shpirtin e tij të kundërshtimit ashtu dhe fantazinë e shfrenuar.
Njerëz të famshëm të Ujorit:
Perandori Adrian, Çarls Darvin, Moxart, Lord Bajron, Frederiku i Madh, Abraham Linkoln, Tomas Edison, Xhenifer Aniston, Brendon Li, Robi Uilliams, Zhak Prever, Pol Njuman, Xhon Travolta, Shakira, Karla Del Ponte, Xhastin Timberlejk, Ashton Kutçer, Nikolas Sarkozi, Tuncel Kurtiz, Roberto Baxho, Gabriel Batistuta, Helena Paparizu, Nikolla Zoraqi, Ferdinand Deda, Nexhmije Hoxha, Hysni Milloshi, Ismail Kadare, Ndriçim Xhepa, Frederik Ndoci, Rudi Vata, Ledina Çelo, Elvana Gjata, Elhaida Dani, Kejsi Tola.
Pasaporta astrologjike e Ujorit:f82
Periudha diellore: 21 janar – 18 shkurt;
Planeti sundues: Urani (dhe Saturni);
Gjinia: Mashkullore, pozitive;
Elementi: Ajri;
Cilësia: E qëndrueshme (fikse);
Gjatësia zodiakale: 300° – 330 gradë;
Stina: Mesi i dimrit;
Dita: E Shtunë;
Numri: 7 dhe 11;
Guri i çmuar: Turkuazi, ametisti (akuamarina);
Motoja: “Unë di – ndihmoj”;
Metali: Alumini, uraniumi, kromi;
Ngjyra: Blu e errët, vjollcë.
Analogjia: Shtëpia e 11-të zodiakale (XI);
Anatomia e trupit: Kaviljet, qarkullimi i gjakut, kyçi i këmbës, sistemi nervor, kërciu.
Shtetet: Britania e Madhe, Etiopia, Japonia, Jordania, Kili, Lituania, Nepali, Rusia,Vatikani, Zelanda e Re.
Qytetet: Bremeni, Hamburgu, Moska, Salcburgu, Shën Peterburgu, Trento, Sidnei, Livorno, Hong-kong.
Pemët: Pemët frutore.
Bimët/lulet: Lulebora, shtogu, orkidea, murrizi, bliri, lule kumbulle (dhe ato të Bricjapit).
Ushqimet: Konservat, kompostot, frutat e thata e ato te ngrira.
Fjalët kyçe: Shmangie, pavarësi, ekcentrizëm, humanizëm, altruizëm, miqësi, origjinalitet, shpikje.
Kafshët/shpendët : Gazela, pulëbardha, albatrosi, zogjtë grabitqarë dhe ato të detit.
Sporti: Çiklizmi, tenisi
Lënda mësimore: Teknologjia, informatika.
Festa: Shën Valentini (dita e dashurisë).)astro.al