MUHAMET AMETI: AVAZI I VJETËR I CËNIMIT TË DREJTAVE TË SHQIPËTARËVE VAZHDON,NË VENDET E PARASHIKUARA PËR SHQIPTARË PUNËSOHEN MAQEDONAS

Muhamet Ameti nga fraksioni brenda Bashkimit Demokratik për Integrim ka komentuar punësimet e maqedonasve në Ispektoriatin shtetërorë të Buqësisë të cilët janë punësuar si shqiptarë.

Ameti ka shprehur shqetësim për këtë situatë të tjetërsimit të vendeve të punës të parashikuara për shqiptarë, duke theksuar se vazhdon avazi i vjetër i cënimit të të drejtave të shqiptarëve.

“Përderisa punësohen Tatjana Damjanovska, Sterja Gogol, Bogdan Stojanovski, Dragan Sërbinovski, Jane Trajkov, Apostol Bakev, kurse Mensuri, Bajrami, Krenari, Jasini dhe shumë të tjerë përveç këtyre nga Lagjja ime, që marrin Kontrata për disa muaj vetëm para zgjedhjeve, ende vazhdojnë të presin për punësim”!- ka shkruar Ameti.

Ja postimi i plotë:

Për tu shqetësuar! Avazi i vjeter i cenimit të drejtave të shqipëtarëve vazhdon!

Vendet e parashikuara për kuadrot shqipëtare tjetërsohen për maqedonasit që deklarohen shqipëtar.

Përderisa punësohen Tatjana Damjanovska, Sterja Gogol, Bogdan Stojanovski, Dragan Sërbinovski, Jane Trajkov, Apostol Bakev, kurse Mensuri, Bajrami, Krenari, Jasini dhe shumë të tjerë përveç këtyre nga Lagjja ime, që marrin Kontrata për disa muaj vetëm para zgjedhjeve, ende vazhdojnë të presin për punësim!

Pyesim Qeverinë e RMV, Zv. Ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave dhe Sekretarin shetëror a kështu kujdesen për të drejtat e shqipëtarëve dhe për përmbushjen e kushtit për përfaqësimit të denjë të shqiptarëve?

https://m.facebook.com/realitetiofficial/posts/6262131663846179?wtsid=rdr_0XXHOC8T4LpQaJDb2

Author: portali