Meri Shehu i vendos vulën parashikimit e 15 ditëshit të dytë të muajit kjo është renditja e shenjave sipas fatit që do u burojë

Fenomenet astrologjike, hëna e plotë, lëvizjet e planeteve kanë sjellë jo pak ndryshime në jetën e 12 shenjave të zodiakut dhe e ftuar në emisionin e Rudinës, Meri Shehu ka parashikuar me pak fjalë ngjarjet kryesore të kësaj periudhe .

Renditja e shenjave është nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat.

Bricjapi: Do të shpenzoni energji të mëdha për të rregulluar çështjet familjare ! Kujdes me karrierën rreth datës 21 prill.
Demi: Do të përballeni me të papritura. Deri në datë 26 mund të marrin një lajm të mirë lidhur me fushën e karrierës. Kujdes me shëndetin pas datës 21.
Shigjetari: Këtë muaj do të fillojnë të papritura në lidhje me punën. Do ndjejnë që nuk kanë punë, veprimtari. Do ndihen të riskuar. Në qoftë se duan të ndërrojnë shtëpinë nuk është muaji i përshtatshëm.
Virgjëresha: Do keni shumë projekte, ide. Mos bini pre e një mendimi të dikujt tjetër.
Binjakët: në karrierë dhe punë duhet të kenë shumë vëmendje. Papritur pas datës 25, gjithçka kthehet në paqartësi.
Gaforrja: Mos të nxitohen.Të marrin shtruar çdo hap, para se ta hedhin.
Luani: Duhet t’i japin rëndësi partnerit ose partneres. Duhet t’i shprehni dashurinë. Karriera do ketë ndryshime. Duhet të rregulloni marrëdhëniet me njerëzit e dashur.
Ujori: Hëna e re do t’i rigjenerojë. Do jetë një muaj që do u japë dashuri, harmoni, para.
Peshorja: Duhet të shikojnë pak me më shumë korrektësi bashkëpunimet apo lidhjet me jashtë. Pas datës 20 bien në një lloj pesimizmi.
Akrepi: Është muaji më erotik. Do sqarojnë shumë situata.
Dashi: Do jetë muaji i tyre. Çlirim psikologjik. Do jetë një muaj që sjell bashkëpunime dhe njohje të reja. Kujdes me çështjet ligjore.
Peshqit: do bëhen pjesë e një përralle. Do kenë lajme, komunikime, do rregullojnë marrëdhënie.

Author: portali