Fillime të reja për Dashin, Demi merr para, Virgjëresha nuk i ka mirë punët me dashurinë…

Periudha nga 20 Prilli e deri më 16 Maj është një nga më të rëndësishmet në aspektin astrologjik. Eklipsi diellor dhe Mërkuri në prapavijë do të kombinojnë fillimet e reja, financat, marrëdhëniet duke i bërë shenjat të plotësojnë një cikël që do t’i ndihmojë të bëjnë përpara. Astrologia Krisanthi Kallojeri, në parashikimin e saj në “Shije Shtëpie” në Tv Klan cilëson edhe fushat ku do të ndikohet secila prej shenjave.

Dashi – Eklipsi në shenjën tuaj do të sjellë fillime të reja në akset kryesore të jetës që do jetë i suksesshëm sepse do të keni mbështetjen e njerëzve të duhur dhe të fatit. Ky fillim i ri mund të ketë të bëjë me mbylljen e një kapitulli. Eklipset që do të vijojnë sepse do të zhvendosen në aksin tuaj, Dash-Peshore, do t’ju ndryshojnë jetën dhe do ta ngjyrosin për vitet që do të vijnë. Më të ndikuarit  janë të lindurit në datat 19-20 Prill. Mërkuri në prapavijë ka të bëjë me sferën ekonomike ku do të keni disa pengesa e vonesa por ndërkohë mund të kërkoni paratë që të tjerët ju detyrohen.

Demi – Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e para të shenjës, nga data 20-21 Prill. Ata që do të kenë ditëlindjen në këto data do të shohin ngjarje deri në ditëlindjen e ardhshme. Ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm për ju ndaj mos bëni veprime që mund t’ju ekspozojnë. Një pjesë nga ju do të jeni të  preokupuar me plane ose projekte për të ardhmen dhe do të kërkoni mbështetjen për t‘i realizuar. Mbështetja dhe ndihma do të vijnë në kohën e duhur dhe keni përpara të gjithë kohën, që nga data 16 Maj që të realizoni me sukses çfarë dëshironi. Eklipsi diellor ju sjell një ndihmë ekonomike, një trashëgimi etj. Mërkuri në shenjën tuaj që kthehet në prapvijë ju bën të rishikoni planet, të mendoheni mirë por kujdes me marrëdhëniet e bashkëpunimet, trajtojini gjërat me qetësi dhe nuk është nevoja të mbylleni në vetvete.

Binjakët – Eklipsi zhvillohet në fushën e qëllimeve dhe synimet tuaja, pra ndryshimi do të vijë lidhur me to, mund të vendosni të reja dhe do të kenë si shkak anën financiare. Nuk do të mungojë mbështetja dhe nuk përjashtohet që përmes rrjetit shoqëror të gjeni njeriun e përshtatshëm që do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Mërkuri në prapavijë ju bën më të mbyllur në lidhje me mendimet rreth jetës tuaj, disa pengesa, mos i bëni situatat më të mëdha nga sa janë sepse do të kalojnë e janë të përkohshme.

Gaforrja – Eklipsi do të sjellë në akset kryesore të jetës, sidomos në punë, karrierë dhe familje. Më të  ndikuarit dhe që do të përfitojnë në këto aspekte janë të lindurit në 4-5 ditët e fundit  të shenjës, sidomos në datën 22 Korrik që kanë bërë disa ndryshime dhe do t’i përfundojnë në vijim. Në vendimet që do të merrni jini të kujdesshëm në bisedat me bashkëpunëtorët, sidomos ata financiarë. Nga data 21 Prill e deri më 15 Maj, Mërkuri në prapavijë vendos në fokus marrëdhëniet me miqtë. Mund të rregulloni marrëdhëniet që keni prishur me miqtë, por nuk do të mungojnë as keqkuptimet me ata ekzistues, vonesa në realizimin e qëllimeve tuaja për arsye se nuk keni buxhetin e duhur që do t’ju ndihmonin.

Luani – Eklipsi diellor në shenjën e Dashit sjell ndryshime në planet dhe programin tuaj për të ardhmen. Disa prej jush do të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj. Ndikoheni ju të lindurit në ditën e fundit të shenjës, rreth datës 23 Gusht dhe eklipsi ka një lidhje harmonike me ju. Ndikohen gjithashtu të lindurit rreth datës 23 Korrik që gjenden përpara ndryshimeve të lidhura me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Do shohim Luanët që do të udhëheqin jetën e tyre në një marrëdhënie të re, martesë por edhe në ndarje. Mërkuri në prapavijë nga data 21 Prill deri në 15 Maj mund të sjellë pengesa në punë, rikthimin e disa çështjeve të së kaluarës suaj dhe biseda rreth imazhit tuaj. Mos flisni për veten sepse çfarëdo që të thoni do të komentohet ndryshe.

Virgjëresha – Trajtoni me kujdes çështjet financiare që kanë të bëjnë me të tjerët, me bashkëpunëtorët, bankat, tatimet pra detyrimet që keni ndaj tyre por edhe fitimet që prisni. Keni ende mundësinë të gjeni mbështetje te të tjerët,të nxirrni fitime më  të mira nga shfrytëzimi i një prone që ju keni. Mund të keni ndryshime në bashkëpunimet financiare që do të bëni. Virgjëresha nuk i ka gjithnjë mirë punët me dashurinë sepse këtë të fundit dhe marrëdhënien e kalon nga logjika, nga analiza. Dashuria nuk ka logjikë, dashuria është pa kushte dhe Virgjëresha nuk di të dashurojë pa kushte, duhet ta pranojë. Por një Virgjëreshë që ka Afërditën në Luan apo Peshore, e përjeton krejt ndryshe dashurinë se sa një Virgjëreshë që ka Afërditën në shenjën e saj. Mërkuri në prapavijë, përfaqësuesi juaj do të sjellë lajme që nuk janë siç i prisni ju. Mund të bëni një udhëtim në një vend që keni shkuar ose të rishikoni disa plane të lidhura me të ardhmen dhe jetën. Mos merrni vendime dhe mos bëni fillime të reja gjatë kësaj periudhe.

Peshorja – Eklipsi i 20 Prillit sjell ndryshime në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Ndryshimet që do të keni tani dhe në vijim sepse lidhjet e Hënës kalojnë në aksin Dash-Peshore në Korrik dhe ngjyrosin marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Mund të vendosni për një bashkim, lidhje të re ose ndarje. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e fundit të shenjës, rreth datës 22-23 Tetor por edhe të lindurit në ditët e para, 22-24 Shtator që do të kenë ndryshime pozitive. Mërkuri në prapavijë ju përqendron në sferën financiare, tek portofoli juaj por edhe tek detyrimet që keni ndaj të tjerëve.

Akrepi – Eklipsi sjell ndryshime në jetën tuaj të përditshme, në punë në mënyrë që biznesi juaj të funksionojë si nga e para. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditën e parë të shenjës që do të kenë ndryshime, duhet të jenë të kujdesshëm se si do zgjidhin problemet familjare që mund të paraqiten por edhe marrëdhëniet e bashkëpunimet. Mërkuri në prapavijë kthehet në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, ju fokuson atje, rregulloni marrëdhëniet e prishura nëse jeni të interesuar por kujdesuni për keqkuptimet dhe pengesat që mund të shfaqen.

Shigjetari – Eklipsi është në lidhje harmonike me shenjën tuaj, zhvillohet në shtëpinë tuaj të pestë dhe do të keni zhvillime në jetën personale e profesionale. Mund të keni një dashuri të re që mund të zhvillohet në një lidhje jete për ju, të përjetoni ardhjen e një fëmije, të vendosni diçka të tillë, të publikoni diçka, të nënshkruani dhe këtë duhet ta përfundoni deri në datën 19 ose ta lini për më vonë. Gjithsesi të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës mund të përfitojnë ende nga prania e Jupiterit në Dash. Mërkuri në prapavijë sjell pengesa në jetën e përditshme dhe për ata që kanë një biznes, probleme të vogla me punonjësit, evitoni keqkuptimet me njerëzit që ndani jetën e përditshme.

Bricjapi – Jeni nga më të ndikuarit dhe eklipsi sjell ndryshime lidhur me familjen, shtëpinë, ndoshta dikush mund të marrë vendim për të shkuar në një shtëpi të re por këto vendime duhet të jenë në përmasat deri ku ju mundeni. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditën e fundit të shenjës, rreth datës 19 Janar që kanë përjetuar disa ndryshime dhe janë duke i përfunduar. Mërkuri në prapavijë në shenjën e Demit dhe në shtëpinë tuaj të pestë sjell dashuritë nga e kaluara, çështje lidhur me fëmijët që kërkojnë zgjidhje, keqkuptime me të dashurit tuaj por edhe çështje investimesh. Nëse doni t’i kryeni, bëjini deri në datën 19 ose pas datës 16 Maj.

Ujori – Eklipsi në shenjën e Dashit ju sjell përballë me disa vendime që doni të merrni lidhur me punë  dhe jetën e përditshme. Nuk përjashtohet mundësia e një bashkëpunimi ose marrëveshjeje të re e të fuqishme që nuk duhet të firmosni me Mërkurin në prapavijë. Duhet të dini se do të keni kontakte  shumë të rëndësishme prej të cilave do të shihni rezultate në vijim. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditën e parë të shenjës, 20-21 Janar që do të përjetojnë ndryshime në jetën e tyre në vazhdim.

Peshqit – Eklipsi diellor zhvillohet në sferën financiare për ju dhe ka të bëjë me fitimet që kërkoni të keni për të cilat duhet të jeni të kujdesshëm. Mund të shkoni për të fituar shumë dhe t’i humbisni të gjitha, prandaj kontrolloni etjen tuaj. Kujdes edhe me prapaskenat pas kurrizit tuaj dhe Mërkuri në prapavijë ju  këshillon të jeni më të kujdesshëm në marrëdhënie, bashkëpunime, mos të keni dyshime sepse mund të lindin keqkuptime me njerëzit që ndani jetën e përditshme./tvklan.al

Author: admin