Shenjat e Horoskopit që nuk besojnë në dashuri me shikim të parë

Ata janë njerëz që bazohen në logjikë dhe jo në emocion. Ata nuk tërhiqen dhe nuk mund të besojnë se një person mund të ndjejë emocione kaq të mëdha, vetëm me një shikim. Por e gjithë kjo nuk do të thotë se ata nuk bien në dashuri. Thjesht duhet kohë që ata të bien në dashuri me një person tjetër dhe sigurisht t’i besojnë. Le të shohim se për cilat tre shenja po flasim:

ADVERTISING

Virgjëresha

Ajo nuk mund ta kuptojë apo pranojë se si mund të keni ndjenja të forta për dikë vetëm më një shikim. Nëse shkoni të flisni me të për “zotin e dashurisë” që “të goditi me shigjetat e dashurisë” ajo do të qeshë me ju. Ajo do t’ju konsiderojë të pamend dhe ëndërrimtar.

Akrepi

Akrepi nuk i beson hijes së tyre, a do t’ju besojë kur të thoni se u dashuruat me ta në shikim të parë? Gabim i madh për t’ia thënë këtë një Akrepi. Dhe kjo sepse në vend që të fitoni simpatinë apo dashurinë e tij, do të fitoni mosbesimin e tij. Ai do t’ju vendosë në listën e zezë të atyre që përpiqen ta mashtrojnë dhe t’ia sjellin tinëz, duke i shitur dashuri dhe ndjenja.

Bricjapi

Bricjapi është realist. Në këtë pjesë i ngjan shumë Parthenos. Ai është një person logjik dhe praktik. Nuk mund të pranojë që ka dashuri me shikim të parë. Të gjitha këto i duken të pakuptimta. Ai nuk mund ta kuptojë se ku dhe në çfarë saktësisht i bazoni këto ndjenja. Ai do t’ju konsiderojë gënjeshtar ose të ekzagjeruar dhe joserioz dhe e vetmja gjë që është e sigurt është se ai nuk do t’ju mbajë në një vlerësim të lartë.

Author: portali