Cilat shenja do të jenë më të prekura dhe cilat jo nga prapavija e Mërkurit?
Cilat shenja do të jenë më të prekura dhe cilat jo nga
Getty/Margie Rischiotto
Nuk na e bëjnë duart ta shkruajmë, por do të ketë një tjetër prapavijë Mërkuri dhe shumë sfida në horizont. Nga data 21 prill e deri më 17 maj, Mërkuri do të sjellë një periudhë paksa të vështirë, veçanërisht për Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin, të cilët do të ndikohen shumë nga kjo ngjarje qiellore. Ata që do t’ia hedhin paq dhe s’do kenë kaq shumë probleme, do të jenë: Bricjapi dhe Virgjëresha.
Kur një planet shkon në prapavijë, kjo do të thotë se shenjat e horoskopit po hyjnë në një periudhë në të cilën duhet të rishohin dhe t’u hedhin një tjetër sy sferave të jetës që udhëhiqen nga ky planet. Mërkuri udhëheq komunikimin, udhëtimet dhe teknologjinë, të cilat janë pjesë e pandarë e jetës sonë, ndaj është prapavija që s’e kemi me shumë qejf.
Mërkuri ju paralajmëron të merreni më shumë me financat dhe marrëdhëniet tuaja. Mos shpenzoni pa limit dhe sa të mundeni, kurseni para. Mendoni para se të flisni dhe në jetën sentimentale, merrini gjërat me shuuumë ngadalë.
Kjo prapavijë s’është fundi i botës, por që prapë, të ngre nervat (si gjithnjë, lexojeni me zërin e Ermionës). Pra, ç’të bëni gjatë kësaj periudhe? (E kemi me Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorët në veçanti).
1. Lexoni dy herë çdo e-mail dhe mesazh që dërgoni
2. Mendoni para se të flisni
3. Kontrolloni prapë e prapë planet e udhëtimeve
4. Nëse ndodh diçka, është e shkruar dhe do t’ju mësojë një leksion të rëndësishëm.
Paçi fat!
Shkruar nga Anabel