A është ky Shigjetari i jetës suaj?!
Sot, hymë zyrtarisht në periudhën e Shigjetarit (22 nëntor-21 dhjetor), që do të thotë se për plot 1 muaj vëmendja është e gjitha e tij. Nëse pranë jush keni një Shigjetar, mësoni në detaje ç’thotë astrologjia për këtë shenjë.
Personalitete të famshme t shenjs s Shigjetarit
Brad Pitt, Beethoven,Billie Eilish, William Buckley, Jr. Maria Callas, Andrew Carnegie, Edith Cavell, Winston Churchill, Noel Coward, Sammy Davis, Joe DiMaggio, Walt Disney, Betty Grable, Grimaldi, Mark Twain, Julie Harris, Papa Gjon Pali XX, John Lindsay, Mary Martin, David Merrick, John Milton, Robert Moses, John Osbonae, Lee Remick, Lillian Russell, Frank Sinatra, David Susskind, James Thurber, Julie Harris.
Si është t’i përkasësh kësaj shenje?
Shigjetarët janë zakonisht të papërtuar. Ata e urrejnë të qëndrojnë thjesht ulur, por edhe të qëndrojnë kot në këmbë. Shigjetari ka një fizik të spikatur, qoftë edhe duke u nisur nga besimi i dukshëm dhe shpërfillja e sjelljeve të duhura. Ai ecën sikur gjithmon është duke shkuar “diku”. Nuk ka ndalesa apo hezitime për të.
Kur takoni për herë të parë një Shigjetar, ai ose do jetë duke shëtitur qenin e tij ose duke kalëruar kalin. Kafshët janë pasioni i tij më i madh.Shigjetarët që kanë shqetësime te planeti i kafshëve, mund të kenë një frikë patologjike nga kafshët, por kjo nuk ndodh shpesh. Zakonisht, njerëzit e lindur nën ndikimin e Jupiterit nuk kan frikë nga asgjë. Shigjetari tipik tërhiqet nga rreziku- në sport, në punë apo në hobet e tij. Një element rreziku i emocionon dhe i sfidon harkëtarët. Ata e duan shumë shpejtësinë. Makinat e shpejta, madje edhe aeroplanët i tërheqin ata si me magnet. Personi mesatar i Jupiterit i gëzohet më shumë së çdo gjëje tjetër arratisjes, qoftë fizike, qoftë emocionale. Kjo gjë i gjallëron ata.
Çfarë është në mendjen dhe zemrën e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë si një fëmijë gjashtë vjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, “Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë”, dhe ta ndërroni me “Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një Shigjetar”.
Shumë pak njerëz nuk mund ta durojnë Shigjetarin për një kohë të gjatë, pasi qëllimet e tij janë kaq dukshëm të padëmshme. Ju do ta shihni këtë idealist të dashur, të pëlqyeshëm, inteligjent, pothuajse kudo dhe në çdo kohë. Mund të jetë ai prezantuesi në ekranin tuaj çdo të diel mbrëma, duke hedhur shigjeta të pakujdesshme dhe duke i lënë të ftuarit në studio pa fjalë nga sinqeriteti i tij.
Shumica e Shigjetarve, përpiqen me të vërtet t’ju ngrenë humorin. Të paktën, kjo është ajo që ata fillojnë të bëjnë, por ndonjëherë nuk e arrijnë dot, madje mund të shkaktojnë të kundërtën.
Kjo është një shenjë zjarri, kështu që shumica e Shigjetarëve janë të hapur dhe fjalëshum. Ka disa që janë shumë të turpshëm dhe të ndrojtur, por edhe këta janë plot me ide origjinale. Në fakt, Shigjetarët e qetë janë ata që mund të ëndërrojnë ëndrrat më të mëdha dhe të synojnë drejt qëllimeve më të larta. Tip i mbyllur apo i hapur, Shigjetari është një nxitës brenda zemrës së tij. Mendja e tij është e zënë edhe kur gjuha e tij nuk është ende, kështu që ju duhet të mbani mend se kjo shenjë Dielli është gjithmonë atje, në brendësi të natyrës së tij; që ai të mos ju vë në gjumë dhe të jeni të përgatitur për veprimin e tij të ardhshëm befasues.
Shumicën e kohës Shigjetari tipik është i lumtur dhe i shoqërueshëm, por durimi i tij mund të shpërthejë si një raketë në qiell, nëse ai nxitet nga njerëz, të cilët abuzojnë me sjelljen e tij miqësore të lindur ose krijojnë shum afrimitet me të. Rebelimi kundër autoritetit dhe gjërave të shoqërisë është gjithashtu diçka e zakonshme. Shigjetari kurrë nuk do të largohet nga një grindje apo të kërkojë ndihmë.
Njerëzit e udhëhequr nga Jupiteri nuk mund të durojnë të akuzohen për pandershmëri. Një akuzë e padrejtë apo një shpifje kundër integritetit të tyre do të bëjnë që indinjata të arrijë kulmin, por pas një shfaqjeje të zjarrtë të temperamentit të tyre, Shigjetari tipik do të ndiej keqardhje dhe do të përpiqet të justifikohet. Ai do t’ju nxij syrin dhe do t’ju çojë në spital, por të nesërmen do t’ju dërgoj lule dhe ëmbëlsira në shenjë simpatie. Zakonisht, Shigjetari flet dhe vepron më parë dhe më vonë i merr në konsideratë pasojat.
Shumë Shigjetarë kërkojnë skenën dhe askush nuk është i lumtur sa ai, kur shikon një audiencë të ngazëllyer. Ai do të këndojë vetë me zë të ngjirur ose të vallëzojë pa këpucë, vetëm për kënaqësinë e performancës. Biznesi i spektakleve është i mbushur plot me Shigjetarë.
Ju gjithmonë do të vëreni diçka prej fëmije tek natyra optimiste,naive, guximtare e Shigjetarit. Ai refuzon të pranojë seriozitetin e jetës, edhe pse disa prej tyre e menaxhojnë me përgjegjësi dhe ndërgjegje të admirueshme në vitet e mëvonshme. Megjithatë, ata asnjëherë nuk janë me të vërtetë të lumtur, kur ndihen të ngarkuar nga përgjegjësitë e jetës. Natyra rebele e Jupiterit ngre krye ndaj izolimit dhe shumë izolim mund të sjellë edhe sëmundje serioze. Pleqëria nuk është pothuajse kurrë një problem.
Zonat e tij të ndjeshme janë mushkëritë, mëlçia, krahët, supet, duart, zorrët dhe këmbët. Dashuria e Shigjetarit për sportin dhe lojërat jashtë shtëpisë mund t’i shkaktoj aksidente gjatë aktiviteteve. Ai rrallë mund të qëndrojë i shtruar në spital, më shumë se disa ditë. Ai sëmuret shpesh dhe zakonisht rimëkëmbet me shpejtësi të mahnitshme. Jeta rrallë i mposht këta njerëz përgjithmonë. Ata besojnë se e nesërmja, me siguri do të jetë më mirë se djeshmja dhe dita e sotme është mjaft interesante. Gjendjet e këqija shpirtrore, zhduken pothuajse para se retë të arrijnë të fshehin diellin në jetën e Shigjetarit.
Çdo Shigjetar është pak “kumarxhi” brenda tij, përveç rasteve kur në grafikun e tij te lindjes ka një ndikim konservator dhe të kujdesshëm. Shumë pak prej tyre mund të rezistojnë pa hedhur disa kartmonedha në tavolinën jeshile. Në varësi të vendndodhjes së planeteve në lindje, një Shigjetar mund të rrezikoj të vërë në lojë një pasuri të tërë, ose paratë e qerasë së shtëpisë, për kalin e preferuar që po garon në pistën e garave. Las Vegasi e tërheq Shigjetarin, si mjalti bletët. E njëjta gjë ndodh edhe me tregun e bursave apo pasurive të paluajtshme. Për fat të mirë, shumica e tyre e mbajnë nën kontroll dëshirën për të hamendsuar, por edhe këta , sërish do të rrezikojnë herë pas here në një lojë pokeri apo biletë llotarie.
Përsa i përket sektorit të dashurisë, si shigjetari i turpshëm, ashtu edhe ai i fortë, e kërkojnë dashurinë në çdo kohë. Shigjetarët zhyten në romancën e dashurisë me sy mbyllur, por ata kthjellohen menjherë sapo përmendet martesa. Ata mendojnë sërish për atë që po bëjnë, pastaj vazhdojnë përpara dhe ndonëse bëjnë analiza të kujdesshme sërish mund të bien në gabim. Edhe pse Shigjetari është i ngrohtë dhe i mrekullueshëm në marrëdhëniet e dashurisë, ai është pak i ndërlikuar për t’u kapur. Simbolikisht ai është “gjysmë njeri dhe gjysëm kalë “, gjë që padyshim i jep atij mundësinë për të udhëhequr çdo loj ndjekjeje, gjithmonë nëse ai nuk pengohet me këmbët e veta.
Ndër tiparet më të pakëndshme të disa Shigjetarëve,mund të përmendim tendencën e një temperamenti të dhunshëm, dashurinë për ushqimin apo pijen më shumë seç duhet, që mund të çoj drejt obezivitetit apo alkoolizmit, sarkazmën djegëse që vjen nga një mendje brilante, apo sjelljen e çuditshme dhe pamundësinë për të mbajtur një sekret. Por asnjë nga kto tipare nuk janë defekte të përhershme. Ato mund të çrrënjosen lehtësisht me vendosmërinë e Shigjetarit.
Për Shigjetarin, jeta është një cirk dhe ai është kllouni, që hidhet dhe bën kollotumba i veshur në një kostum me ngjyra. Fytyra e tij është e lyer me ngjyra të ndritshme dhe sytë e tij ndriçojnë nga kurioziteti dhe argëtimi. Nuk ka rëndësi nëse ai është tip i tërhequr apo guximtar, natyra e vërtet e këtij idealist bujar është aq e gëzueshme sa Festa e Krishlindjeve. Me trimëri ai ngul një trëndafil mbi zemrën e tij të madhe dhe e drejton harkun e tij drejt qiellit. Ndërsa merr shenjë drejt, ai e lëshon shigjetën më lart sesa syri i njeriut mund t shoh- në vendin ku lindin të gjitha ëndrrat.