Meterologia e njohur Tanja Porja ka bërë parashikimin për motin në vendin tonë për ditët në vijim.
Sipas meterologes termometri mëngjesin e sotëm ka pësuar një tjetër rënie. Temperaturat shënojnë -5 deri në -7 në zonat malore ndërsa në zonat perëndimore nga 0 deri në 6 gradë celcius.
Por ky i ftohtë nuk do të zgjas për shumë. Meterologia Tanja Porja thotë se mund të na shoqërojë deri në 3 ditët e ardhshmë më pas kemi një ndërrim totale të situatës së temperaturave dhe dielli do të na shoqërtojë në pjesën më të mirë të shkurtit.
Për tre ditët në vijim, nga e enjtja në të shtunë mbetemi në tablonë e motit të kthjellët. Vranësirat do të jenë prezente, por momentet e rreshjeve do të jenë shumë të shkurtra.
Dita e shtunë do të bëjë diferencën, më vetëm -3 gradë minimumi në zonat malore dhe maximumi në gjithë vendim pritet të jetë 17 gradë celcius./Shqiperiaime.com.al