A do të jetë Ylli Limani pjesë e “Big Brother Vip Kosova”? Këtë na e zbulon Alaudini!





“Big Brother VIP Kosova” është në prag të nisjes dhe natyrisht kurioziteti për programin është shumë i madh.

Deri më tani për publikun janë zbuluar moderatorët: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, dhe një copëz nga shtëpia dhe po ashtu ka pasur edhe emra të përfolur konkurentësh e opinionistësh, por mbeten në kuadrin e aludimeve.

Një prej emrave të përmendur si pjesëmarrjës në “reality” është edhe ai i Ylli Limanit, me këngëtarin që e kemi parë në edicionin e parë të Big Brother Vip Albania të hyjë si performues brenda shtëpisë dhe të shprehet se është fans i spektaklit.

Pikërisht këtë e ka konfirmuar edhe Alaudin Hamiti, i ftuar në “Podcast Lifestyle”, duke zbuluar nëse artisti i njohur do të jetë pjesë e shtëpisë:

“Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi fol me Yllin ka thënë nëse skisha pas koncerte nvend që kisha ardhë, isha hi po s’di a me lajnë shpija”

Nuk e dimë për ju, po për ne Ylli do ishte një nga personazhet më interesante nëse do bëhej pjesë e emisionit, pavarësisht se për momentin e pengojnë dy gjëra, ose të paktën më kryesorja, koncertet.




Ndërkohë vetë Alaudini u ndal edhe te një periudhë e vështirë shëndetësore që ka kauar më herët. Ai tregoi se është diagnostikuar me diabet dhe lajmin për sëmundjen nuk e kishte pritur mirë, madje e kishte tronditur, ndërsa tani është i vendosur që mos e lejojë ta mposhtë dhe ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e jetesës.

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë or kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet. Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha. Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër.”– tregoi mdoeratori i njohur.

Author: admin