Disa nga femrat më të bukura të ekranit dhe shoqërisë shqiptare ndër 100 vite. Mbretëresha Geraldinë Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, bashkëshortja e mbretit Ahmet Zogu i Parë, ishte një zonjë shumë e bukur dhe elegante. Hungarezja e bukur mbeti një grua sharmante, deri në ditët e fundit të jetës, shkruan shekulli. Sara Blloshmi Femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror.
Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes ty Musine Kokalari Shkrimtarja e parë femër shqiptare. Nuk ishte vetëm një grua e fortë e disidente e regjimit komunist, por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur. Kokalari ishte një rrezatim virtytesh e vlerash kulturore, të dobishme për vendin.
Margarita Xhepa Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe 32 në kinematografi, do të spikaste jo vetëm për talentin e rrallë, por edhe për pamjen e saj të jashtme. Lushnjarja e bukur Margarita Xhepa mban titujt “Artiste e Kombit” dhe “Nderi i Kombit”. Edi Luarasi Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme. Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.
Rajmonda Bulku Në vitet 80 kinematografisë shqiptare do ti shtohej një aktore shumë e bukur dhe ajo ishte, Rajmonda Bulku.
Liljana Kondakçi Jo vetëm një këngëtare e suksesshme, ku numëron shumë çmime të para në karrierën e saj artistike, por në të njëjtën kohë edhe një nga femrat më të bukura të festivaleve, të viteve 60-70 në Shqipëri.
Parashqevi Simaku Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “YouTube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar. Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve.
Eli Fara Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Valbona Selimllari Është shpallur Miss-i i parë shqiptar, por publiku e ka cilësuar gjithnjë si Miss-in më të bukur të të gjitha kohërave. “Bobi” siç e thërrasin miqtë ka qenë gjithashtu edhe imazhi i parë i reklamave shqiptare. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe duket sikur vitet për të kanë stopuar.