Gjatë kësaj periudhe ne të cilën priten eklipse të fuqishme dhe Mërkuri në prapavijë, prisni ndryshime të mëdha astronomike dhe astrologjike. Ndërkaq, 3 shenja të zodiakut do të përballen me rikthime nga e shkuara, pra një rikthim tek ish-partneri/ja. Ja cilat janë ato:
Dashi
Do ta kuptoni menjëherë se arsyeja numër një përse ish-i juaj dëshiron të kthehet është sepse ata janë të vetmuar dhe të dëshpëruar me jetën e tyre. Mund t’u duket sikur ndarja nga ju ishte vendimi më i keq që kanë marrë ndonjëherë, por mos u gënjeni. Këto ndjesi nuk janë të vërteta dhe janë të influencuara nga lidhja momentale mes Hënës dhe Saturnit. Mund ta ndjeni erën e gënjeshtrave që kilometra larg. Nëse jeni shëruar nga kjo marrëdhënie dhe keni vazhduar përpara, mos bëni gabimin e të bërit hapa prapa vetëm për shkak të nostalgjisë.
Binjakët
Lidhja mes Hënës dhe Saturnit do t’ju sjellë rikthimin e papritur të një ish-i të cilin mendonit se ju kishte harruar plotësisht. Duhet të kuptoni se kjo nuk është ajo çfarë ju duhet në këtë moment. Kujtoni arsyet që ju çuan drejt ndarjes. Nuk do të donit të përjetonit sërish të njëjtën dhimbje dhe zhgënjim ndaj mos e humbni vigjilencën dhe mos rishqyrtoni asnjë mundësi që vjen drejt jush. Ndonjëherë ilaçi më i mirë është të vazhdoni përpara dhe të qëndroni vetëm.
Akrepi
Sapo keni nisur ta harroni ish-in kur papritur ai rikthehet sërish në jetët tuaja. Mos e lejoni dhe rezistojini tundimit. Në rastin tuaj duket se të dyja palët kanë akoma ndjenja, por nuk janë aspak të shëndetshme. Ju nuk e kuptoni këtë për shkak të karakterit tërheqës dhe karizmatik që ish partneri juaj ka. Ata do të kthehen në një mënyrë romantike duke ju magjepsur me deklarata dashurie dhe supriza të mrekullueshme. Nuk ju nevojiten më shumë telashe me këtë person.