A kanë pasoja serioze në shëndet pickimet e mushkonjave, flet mjeku

Një ndër problemet me të cilat po hasen pushuesit në disa vende të Shqipërisë janë mushkonjat. Të nisur për plazh, pushuesit dhe qytetarët janë shqetësuar nga mundësia e infektimit nga mushkonjat.

A kanë pasoja serioze në shëndet pickimet e mushkonjave?

Mjeku Ilir Alimehmeti gjatë një interviste, tha se pickimet janë bezdisëse. Sakaq ai u shpreh se nuk kemi një problem të vërtetë sëmundjesh që transmetohen nga mushkonjat në Europë.

“Shumica dërrmuese e këture pickimeve janë bezdisës. Fatmirësisht shumica dërrmuese e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat janë klasike të vendeve tropikale. Europa ka qenë shumë vite më parë për malarjan. Është një sëmundje që vret rreth 400 mijë veta në vit.

Për shkak të një serë kushtesh ekonomike sociale të përmirësuara në të gjithë Europën malaria është zhdukur nga Europa. Nuk kemi një problem të vërtëtë sëmundjesh që transmetohen nga mushkonjat në Europë. Ka pasur rrallë ndonjë vatër në disa vite të caktuara. Janë disa specie të veçanta të mushkonjave që transmetojnë sëmundje”- shpjegoi mjeku.

Author: portali