A ke vese jashtë?” Kiara shpreh disa pikëpyetje në lidhje me të shkuarën e Luizit/ Si reagoi ai?

A ke vese?” Këtë pyetje ia ka drejtuar Kiara Luizit teksa po qëndronin në krahët e njëri-tjetrit. Ndoshta nga ideja që mund të jetë e eliminuara e të shtunës ose sepse tani ju kujtua ta pyesë mbi këtë çështje, kjo është hera e parë që Kiara kërkon të dije më shumë mbi të shkuarën e Luizit.

“Çfarë vesesh ke? A ke diçka nga jashtë që nuk ma ke thënë?, këto kanë qenë disa nga pikëpyetjet që moderatorja ka kërkuar nga partneri i saj që t’ja shuajë.

Ajo i ka thënë gjithashtu që nga jashtë nuk e njeh aspak dhe për këtë arsye edhe e pyet kaq shumë.

Ndërkohë këngëtari nga ana tjetër u duk se donte ta evitonte këtë bisedë, duke reaguar sikur nuk po e kuptonte ku donte të dilte Kiara.

Luizi i pohoi partneres së tij, që deri tani në jetë ka bërë gjithçka.

Nga ana tjetër, të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, njëra nga ato “Prime-n” e ardhshëm lë shtëpinë e “BBV”.

Luizi edhe njëherë deklaroi se po u largua Kiara, do të largohet edhe ai bashkë më të. Ndonëse këto ditë, moderatorja është përpjekur ta bindë duke i thënë se edhe nëse kjo ndodh, ajo do që Luizi t’i shkojë deri në fund kësaj loje.

Author: portali