A zhduken rrudhat në fytyrë nëse bëjmë trajtim me akull?

Kush e ka parë filmin “Mommie Dearest”, ka vënë re se aktorja kryesore ka një rutinë bukurie sipas së cilës vendos çdo ditë një kub akulli në fytyrë, duke e kaluar 25 herë çdo mëngjes. Dhe në fakt rezulton se kjo mënyrë ka efektivitet pasi ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem në fakt mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen e lëkurës: heq qeset nën sy, ndihmon në konturimin e mollëzave dhe nofullës, zvogëlon poret dhe qetëson aknet.

 

Gjithashtu ka njerëz që e kanë përdorur terapinë e ftohtë kundër plakjes, pasi është shumë efektive. Sipas ekspertëve kjo mënyrë ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, të cilat e mbajnë lëkurën “të shtrënguar”. Ajri i ftohtë ndihmon në largimin e toksinave dhe dioksidit të karbonit nga shtresat sipërfaqësore të lëkurës. Ai gjithashtu qetëson skuqjen dhe inflamacionin, gjë që e bën atë një opsion të shkëlqyeshëm për klientët me akne, ekzemë apo problem të tjera të lëkurës.

 

Artistët e grimit, modelet , madje edhe anëtarët e familjes mbretërore – kanë kuptuar përfitimet e bukurisë që sjell një kub akulli për fytyrën ndër shekuj. ë një ngrirjeje të thellë për shekuj. Katerina e Madhe thuhet se trajtonte rregullisht fytyrën dhe dekoltenë me akull.

 

Dhe supermodelja supreme Kate Moss madje ka pranuar se ka ndjekur trukun me akull për trajtimin e fytyrës.

 

Ftohja e lëkurës shkakton tkurrjen e enëve të gjakut, tkurrjen e poreve dhe reduktimin e ënjtjes menjëherë. Më pas, kur burimi i ftohtë hiqet, gjaku dhe oksigjeni nxitojnë për në sipërfaqen e lëkurës ndërsa ajo kthehet në temperaturën e saj të rregullt, duke siguruar një përfitim të përgjithshëm shtrëngues dhe rritës të shkëlqimit. Dhe funksionon si në trup ashtu edhe në fytyrë.

Author: portali