
Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se një 70 vjeçar ka ngelur i aksidentouar, pasi një mjet e ka përplasur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Informacioni i plotë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 19.10.2020, rreth orës 11:00, në Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. D., 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.