PARASHIKIMI ASTROLOGJIK I MUAJIT NENTOR 2022
Renditja e shenjave nga ajo me pak me fat te ajo me e favorizuara:
12.Demi – Demi do të mbajë gjithë energjinë e ndryshimeve të mëdha, Marsi përballë shenjës së Demit sjell antagonizëm në marrëdhënie, në bashkëpunime, në çift. Hëna e plotë në datën 19 ndikohet nga Urani, është shpërthyese, kërkon të rigjenerojë, të gjejë veten pas shumë bllokimesh por situatat janë më të forta nga sa mund të pranojë dhe mbajë një Dem. Mund të nervozohen, të bëhen të papërmbajtshëm, të flasin më egër apo të sillen më të revoltuar. Jeta e tyre do të ketë një ndryshim të madh dhe duhet ta marrin me qetësi.
11.Luani – Një nga shenjat që do të përballet shumë fuqishëm me Marsin në Akrep, është në katërkëndësh. Probleme të mëdha familjare, debate, sqarime të çuditshme dhe shumë ndryshime familjare. Një biznes familjar, një shtëpi e re, një vend i ri, por që do të vijë si pasojë e një detyrimi apo shtyrjeje që do të bëhet pak më me dhunë se sa normalja. Rreth datës 19 kanë një perspektivë të mirë në karrierë. Do të shohin se çfarë do të plotësojnë dhe do të jetë një periudhë e mirë. Fundi i Nëntorit do të jetë më i qetë pasi planetët do ta zbusin disi këtë përballje të madhe të ndikimit që ka.
10.Shigjetari – Marsin e kanë në shtëpinë e 12 të kundërshtimeve me të tjerët dhe me veten. Lufta e brendshme dhe e jashtme i vendos në një pozicion disi vetëmbrojtës dhe jo të fuqishëm. Mund ta ndiejë veten të sulmuar, të sforcuar, por edhe jo fort të fuqishëm nga ana fizike. Mund të kenë një lajm të mirë në anën ekonomike. Pas datës 5 Afërdita hyn në Bricjap dhe iu jep një lloj stabiliteti ekonomik. Kudjes në punë dhe në shëndet.
9. Dashi – Marsi në Akrep ka të bëjë me ekonominë dhe jetën e tyre personale dhe të drejtën që duan ta vendosin në raport në marrëdhënie me të tjerët, por kjo nuk vjen me ekuilibër, por me dominancë, luftë e përballje. Nuk e kërkojnë me qetësi dhe mirëkuptim, por me revansh. Do të kërkojnë të fitojnë kohën e humbur që kanë pasur probleme në të kaluarën ose mungesa ekonomike, shpirtërore, emocionale dhe nxitimi do t’i fusë në një trajektore të vështirë marrëdhëniesh. Në lidhje me karrierën, do të arrijnë deri diku të publikohen mirë dhe mund të ketë fejesa e martesa.
8. Binjakët – Do të merren intensivisht me punën, do të kenë lëvizje e kontakte, por do të jenë edhe pak nervozë, nuk përjashtohen as aksidentet nga shpejtësia e nervozizmi ose tendenca për të mbizotëruar në marrëdhënie me të tjerët. Do të jenë luftarakë, të shpejtë, në vrull, në dominancë, aventurierë. Kjo shpejtësi e lartë mund të bëhet shkak për aksidente ndaj duhet t’i mbajnë nën kontroll. Në jetën personale dhe ekonomi do të shkojnë mirë, si edhe në veprimtari apo punë të fshehta nga syri i të tjerëve, mund të kenë përfitime të konsiderueshme.
7. Peshorja – Do të kryejnë shumë shpenzime dhe tendenca investimesh të shpejta, në inat e sipër që duan të kapin ritmin e kohës. Rreth datës 5 ka një Hënë të re që i ndryshon fushëpamjen në aspektin ekonomik dhe do t’i bëjë dominonte këtë muaj, por do të kenë shumë përballje me shoqërinë, shpenzimet, detyrimet. Muaji Nëntor do të jetë shpërthyes, por edhe akumulues për Peshoret.
6. Bricjapi – Në datën 5 futet planeti i dashurisë dhe ekonomisë në shenjën e tyre. Do të kenë njohje të reja, qetësi, do ta kontrollojnë më mirë anën ekonomike, do ta shpenzojnë siç duan ndjenjën dhe maturinë e tyre me kontakte. Me miqësitë dhe shoqëritë do të shkojnë deri diku mirë. Nuk përjashtohen debatet në rrafshin ligjor sepse Marsi kundërshtohet me Jupiterin në Ujor, prapaskenat nuk përjashtohen në lidhje me punën. Edhe në lidhje me dashurinë mund të ketë një shpërthim të papritur ose paqartësi apo surprizë jo shumë të këndshme nga Demi që për Bricjapët është një aspekt shumë i bukur erotik, por vijnë disa përballje të forta apo sqarime që janë jashtë ndikimit të mirë të tyre.
5. Peshqit – Dielli dhe Marsi në Akrep sado që janë intensivë, dominantë, xhelozë e zotërues për hir të së vërtetës, Peshqit kanë një lidhje të bukur me Akrepin ndaj do ta marrin energjinë pozitive për t’u bërë pak më trima, më të fortë, më dominantë dhe më kërkues. Nga Afërdita në Bricjap vjen një mbrojtje për ta ndaj do të gjejnë një kasolle në mes të furtunës dhe të shpëtojnë, të mbijetojnë gjatë situatave të vështirë. Është një moment mbijetese i mirë gjatë Nëntorit.
4. Gaforrja – Shenjat e ujit marrin energji pozitive nga Dielli dhe Marsi në Akrep. Hëna e re në datën 5 është pozitive dhe iu jep një shikueshmëri të mirë të ndjenjave. Do të favorizohen shumë në kontaktet, udhëtimet dhe marrëdhëniet me jashtë, mund të marrin avantazh të mirë e pozitiv. Kujdes në çështjet ligjore apo udhëtim të papritur që nuk e menaxhojnë apo sqarojnë siç duhet me njerëzit që do të bashkëpunojnë, ndaj duhet të jenë të përgatitur dhe vigjilentë.
3. Virgjëresha –Marsi dhe Dielli në Akrep nuk i godet, i ndihmon në mënyrë anësore pasi është shenjë që familjarizohet me Virgjëreshën. Do të kenë fuqi, mbështetje, përkrahje, do t’jua dëgjojnë mendimin, do të jeni intensivë në komunikim dhe atë që do të thoni do ta bëni. Do të keni një synim për gjërat që doni dhe do ta arrini dhe më shumë se Marsi në këtë periudhë nuk i ndihmon dot askush. Në datën 5 fillon një periudhë e re hapjeje, mundësish për të arritur planet. Përballjet e tjera ekzistojnë, me Dem, Ujor, që kanë të bëjnë me punën e ligjin.
2. Ujori – Hëna e plotë në Dem në datën 19 i jep një madhështi në lidhje me karrierën, famën dhe evidentimin e mundësive të tyre. Deri në atë datë, do të kenë shumë përballje nga Akrepi në mundësitë sociale, ekonomike, familjare, ndryshime të mëdha por e rëndsishmja është që do të marrin një fuqizim në lidhje me karrierën. Diagonalja Dem-Akrep kap familje-karrierë, por kjo e fundit fuqizohet shumë, bëhen strategë në punën e tyre ose adoptojnë strategji që do të jetë e fuqishme, e pamposhtur dhe do të arrijnë të drejtojnë mirë situatën.
1. Akrepi – Dielli e Marsi janë në shenjën e tyre. Potencë, mundësi, luftarakë, mbijetesë e fuqishme. Hëna e re do t’u japë mundësi të mëdha në datën 5 për një ndryshim të madh që do të bëhet sepse duhet, ndaj kjo është një përgjegjësi e tyre. Hëna e re dhe Marsi do të fillojnë të bëjnë një ndryshim në jetën e tyre se si i duan gjërat.
Tel
00355672352532
Per parashikim personal