Zakonisht bidesat e para të mëngjesit në Big Brother i nis dyshja Luiz dhe Elvis, pasi janë banorët e parë që zgjohen më herët në shtëpi.
Ky i fundit, jo pak herë e ka thënë në ambientet e shtëpisë se Olta po aktron që nga dita e parë e deri më sot në lojën e saj, duke e quajtur për tjetër nivel.
Duke folur me Luizin, ai tha se që kur ndoqi episodin e parë të këtij edicioni, vuri re se Olta po aktronte dhe po e bënte keq atë.
Edhe Luizi ndau të njëjtin mendim me Elvisin. Ai tha se që në momentin e parë që u bë pjesë e shtëpisë, nuk takoi asnjë banorë, por shkoi direkt te Olta.
Ai shtoi se Oltën nuk e njihte fare jashtë, por kishte informacione për të, bazuar nga lajmet që kishte lexuar. Shto faktin që është aktore, tha Luizi, që natën e parë mendoi se Olta do ishte rrezik për rrugëtimin e tij.