Albana Kelmendi dhe Albin Kelmendi nënë dhe djalë, këngëtare dhe muzikant, po korrin sukses Me zërin dhe muzikën e tyre të mrekullueshme.

((Dardha bije nën Dardhë)) thotë një fjalë e urtë e popullore, dhe këtë fjalë na e vertetojnë më së miri personazhet e artikullit tonë, ata janë nënë dhe djalë, Albana Kelmendi dhe Albin Kelmendi Albana Kelmendi një këngëtare me një zë shumë të bukur dhe një prezencë skenike mjaft të kompletuar për një artiste te madhe.

Albin Kelmendi djali i Albanës është një artist i mirëfilltë, dhe me muzikën që ai përcjell te fansat po arrin një sukses të madh, të kudogjendur dhe mjaft të kërkuar Djalë dhe Nënë krijojnë atmosferë dhe e kallin dasmën, festën apo evenimentin ku ata marrin pjesë.

Dhe jo vetëm kaq, ata janë një familje artistësh, sepse të gjithë merren me muzikë, duke veçuar dhe zërin e bukur të estradës bukuroshen Albina Kelmendi e cila është bija e Albanës dhe motra e Albinit, duke mos harruar dhe muzikantin Bujar Kelmendi i cili është një kryefamiljar i rregullt dhe pjesë e grupit muzikor familjar Kelmendi. 

Ne ju urojmë suksese në rrugën e artit muzikor familjes Kelmendi dhe falenderojmë Albanën dhe Albinin për bisedën e këndëshme  qe ata patën me moderatorin e Portalit Shqiptar.

 

Author: Portali