Pasi u përjashtua nga Big Brother VIP Albania, Ermiona Lekbello, në mbrojtje i doli Albërie Hadërgjonaj përmes një postimi në InstaStory.
“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar mes të tjerash interpretuesja e hitit “Asnjëherë”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se dyshja kanë qenë kunata pasi Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries.
Ermiona u skualifikua nga gara e BBVA ditën e djeshme, (e mërkure) për shkak se theu rregullat e ultimatumit që vëllai i madh vendosi ndaj banorëve.