Albërije Hadërgjonaj flet për ish-bashkëshortin: I çoja trastat nëpër burgje, tani jemi miq…

Këngëtarja, Albërije Hadërgjonaj, e ftuar në “E Diell” rrëfen për marrëdhënien që ka me babin e fëmijëve tashmë që janë të divorcuar.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, thotë këngëtarja.

Për kohën që kanë qenë të martuar, përgjigjet nëse babai i dy vajzave e ka kufizuar në veshje. “E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar. Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”.

Me humor, thotë se, të paktën ishte i bukur për të bërë fëmijë të bukur. “Te kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”.

Si një grua që u martua në moshë të re, ka një këshillë për vajzat: “Kam qenë e re dhe e kam përjetuar vetë, vajzat duan kohë të rriten dhe të emancipohen, nuk ka pse të nxitojnë”./korrieri.al

Author: Portali