Altin Basha nuk i dhuron më lule bashkëshortes, zbuloni pse. Xheloz për një makiato?

Çifti Altin dhe Iliriana Basha në intervistën e sotme në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi rrëfyen detaje mjaft interesante dhe të pa thëna më parë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” u zbulua se Iliriana preferon shumë surprizat. Ajo në 40 vjetorin e Altinit këngën “Ain’t No Sunshine”, bashkë me kolege dhe ish kolege e kishin incizuar në versionin shqip, për të emocionuar Altinin.

Por kjo këngë nuk ishte vetëm kaq! Ajo është edhe simbolizim i nisjes së dashurisë së tyre, dhe udhëtimeve të shumta Tiranë- Prishtinë. Ndërsa Iliriana është natyrë romantike dhe e surprizave, nuk mund të themi të njëjtën gjë për regjisorin. Ai bën rrallë surpriza, por na tregon pse ka hequr dorë prej tyre.

“Ne kemi një histori shumë të bukur në fakt që ka ndodhur vite me parë. Iliriana ka qejf që t’i dhurojnë lule. Gjë që unë s’e bëj fare! Dikur unë vendosa t’i blej një tufë lule dhe eca me kujdes rrugës që të mos më dukeshin shumë, i mbaja pas kurrizit. Sa shkoj te dera me lulet në dorë, Iliriana thotë “kush t’i dha”? – tregoi regjisori./shkoder.info

 

Author: Portali