Anëtarët e LSI në Durrës, votojnë për strukturat e reja të partisë

Si kudo në të gjithë Shqipërinë, anëtarët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë votuar sot për të zgjedhur strukturat e reja të kësaj partie, emra të cilët do të drejtojnë dhe fushatën zgjedhore të 25 prillit, ndërkohë që votohet sot dhe për  rikonfirmimin e  kryetares aktuale Monika Kryemadhi. Proçesi i votimit në Durrës është zgjedhur në mjediset e selisë së kësaj partie, konform masave anticovid.

E dërguara e kryesisë së LSI për ndjekjen e proçesit të Durrësit, Elona Guri, u shpreh se sot votohet për të strukturat që do drejtojnë LSI në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe më tej për të përligjur në 4 vitet e ardhshme besimin e qytetarëve e anëtarëve për LSI.  Ajo u shpreh se proçesi ka ecur noramilisht dhe vjen me një risi, pasi votohet dhe online nga shtëpia nëpërmjet platformës së dedikuar për këto zgjedhje.

Ndërsa, Kontjana Kuçi,  Kryetare e Degës LSI Durrës, u shpreh se proçesi ka nisur dhe ka vijuar normalishtë me një pjesëmarrje të mirë të anëtarëve të LSI në Durrës

Procesi i zgjedhjeve për LSI shënon fundin e një procesi riorganizimi, rikonfirmimi të anëtarëve të LSI dhe shënon çeljen e një etape të re asaj të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

 

Author: admin