Anuloi hyrjen në Big Brother VIP, Beatrix thuhet se është larguar nga Shqipëria

Situata e fundit në Big Brother VIP në të cilat sërish u përfshinë çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë ngjallur dinamika të reja brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme.

Ishte planifikuar që këngëtarja të ishte në mesin e ish-banorëve që janë futur mbrëmë (e premte) për të shijuar një darkë me banorët e mbetur të shtëpisë, por ajo e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit.

U tha se kjo erdhi si rezultat i një shakaje mes Ermal Mamaqit dhe banorëve të tjerë, përfshirë Donaldin, ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix, gjë që e ka prekur këtë të fundit.

Mos prezenca e saj në darkën e organizuar ka mërzitur edhe partnerin e saj, Donaldin i cili mbrëmë gjithashtu i shpall finalistë i BB VIP.

Por, pas gjithë kësaj, burime të Prive.al thuhet se Beatrix është larguar nga Shqipëria për disa ditë.

Nuk dihet arsyeja e saktë para kësaj e as vendndodhja e këngëtares, e cila ka qëndruar e heshtur edhe në rrjete sociale duke mos bërë asnjë reagim deri tani.

Ermal Mamaqi i dërgon një mesazh Beatrix Ramosajt: Fakti që ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne të tjerët mos ta përmendim Borën.Kujtojmë që Ermal Mamaqi ka bërë një reagim lidhur me gjithë ngjarjen, ku tha se nuk e kishte për qëllim ta mërziste Beatrix dhe e gjitha ishte në formë shakaje.Mamaqi u shpreh se fakti që ajo tani është lidhur me Donaldin nuk do të thotë që Bora të mos përmendet në prezencën e tij. /Telegrafi./asutimes.com

 

Author: Portali