Armaldo Kllogjeri e shikon të ardhmen e Luiz Ejllit në një ekran televiziv. Teksa po bisedonte në oborr me Ermiona Lekbellon dhe Kiara Titon, ai u shpreh se këngëtari është një figurë që i shkon shumë ekranit, pasi ka elokuencë dhe informacion për tema të ndryshme.

Mendimin e tij e mbështeti edhe Ermiona. Në fund, me shaka, Armaldo tha se nëse Luizi do bëhet pjesë e televizionit, do ketë xhelozi me Kiarën pasi janë në të njëjtën fushë. Kjo u prit me të qeshura nga Kiara dhe Ermiona.
“Për mua, Luizi është një figurë që i shkon televizionit. Jam i bindur se ai e krijon një emision, se në çfarë formati pastaj nuk e di. Jam i bindur se Top Channel do ta mbajë, do ta gjejnë mënyrën se si ta konkludojnë një emision ku të jetë Luizi, mbase do jetë një emision i mëngjesit. Luizi ka dhe informacion, ka elokuencë, bagazh, mund të jetë natyra që nuk do ta bëjë këtë gjë. Unë po flas shumë seriozisht tani. Këtu pastaj do bëjnë garë burrë e grua dhe mund të ketë xhelozi”, tha Armaldo Kllogjeri.